Manastirliu: Panairi i Librit, prelud i Kuvendit të Gjuhës Shqipe

Panairi i 27-të i Librit u hap sot, duke sjellë në qendër të vëmendjes autorë, botues dhe dashamirës të librit.


Ngjarja më e madhe e librit, Panairi i 27-të “Tirana 2024”, u hap sot, duke sjellë në qendër të vëmendjes autorë, botues dhe dashamirës të librit.

Në ceremoninë e hapjes, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, theksoi rëndësinë e librit në edukimin dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

“Panairi i Librit është një platformë diskutimi dhe ndarjeje idesh. Ai bashkon autorë, botues dhe mbi të gjitha të rinj e studentë për të nxitur dashurinë për librin, duke reflektuar identitetin tonë kulturor dhe historik,” tha ministrja Ogerta Manastirliu.

Në fjalën e saj, ministrja u ndal te bashkëpunimi me Shoqatën e Botuesve për pasurimin e bibliotekave shkollore, një iniciativë që financohet çdo vit për të nxitur dashurinë për leximin. Gjithashtu, ministrja u ndal dhe te puna që po bëhet për rishikimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore, duke synuar përputhjen me standardet europiane.

“Kemi nisma shumë të rëndësishme edhe për rishikimin e kurrikulave dhe teksteve shkollore. Duam të ofrojmë kompetenca europiane nëpërmjet një rruge bashkëpunimi me botuesit dhe autorët. Do të nisim një tjetër rrugëtim për përmirësimin e teksteve, duke filluar nga teksti i gjuhës shqipe,” shtoi ajo.

Në kuadër të promovimit të gjuhës shqipe dhe trashëgimisë kulturore, ministrja bëri të ditur se do të organizohet një aktivitet i rëndësishëm, Kuvendi i Gjuhës Shqipe. Panairi u cilësua nga ministrja si një prelud i Kuvendit të Gjuhës Shqipe, që do të zhvillohet më 21-22 nëntor. Ky kuvend do të mbledhë akademikë, mësues dhe përfaqësues të diasporës për të diskutuar mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe.

“Me datat 21-22 nëntor, do të zhvillohet Kuvendi i Gjuhës Shqipe, një platformë aktive ku do të mblidhen mësues të gjuhës shqipe, personalitete akademike, pedagogë dhe përfaqësues të mësuesve nga diaspora për të diskutuar mbi ruajtjen dhe promovimin e gjuhës shqipe,” deklaroi Manastirliu.

Panairi i Librit “Tirana 2024” do të vijojë për disa ditë, me aktivitete të larmishme dedikuar librit shqip, autorëve dhe lexuesit shqiptar, duke e kthyer Tiranën në një qendër të mendimit dhe krijimtarisë letrare.

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…