Hasani uron Marco Rubio për detyrën e Sekretarit të Shtetit: Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani uroi sot Marco Rubio-n për emërimin Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mirëpresim të forcojmë më tej lidhjet e forta midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, si dhe të punojmë së bashku, për të promovuar paqen, demokracinë dhe prosperitetin”, shkroi Hasani në një postim në rrjetet sociale.

Hasani përfundoi mesazhin duke i uruar Rubio-s suksese në rolin e ri.

Presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump shpalli zyrtarisht synimin e tij për të emëruar senatorin republikan, Marco Rubio në detyrën e Sekretarit të Shtetit.

Rubio ka shërbyer në Senat që prej vitit 2013. Senatori i Floridës është aktualisht zëvendëskryetar i Komitetit për Shërbimin e huaj dhe anëtar i komitetit të Kongresit për Marrëdhëniet me Jashtë.

(ATSH)

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!