Kumbaro: 4,9 milionë vizitorë nga janari në tetor në zonat e mbrojtura

Tashmë vizitorët janë pjesë e ecjeve në natyrën shqiptare, ku eksplorojnë zonat e mbrojtura dhe shtigjet turistike të tyre .


Zonat e mbrojtura çdo vit po vizitohen gjithnjë e më shumë nga vizitorë vendas e të huaj.

Tashmë vizitorët janë pjesë e ecjeve në natyrën shqiptare, ku eksplorojnë zonat e mbrojtura dhe shtigjet turistike të tyre .

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro tha sot se “4.9 milionë vizitorë nga janari në tetor janë shënuar në zonat tona të mbrojtura nga parqet kombëtare, parqet natyrore e deri te monumentet e natyrës”.

“Kjo shifër tejkalon krejt vitin 2023, si prova më e qartë e shtrirjes së turizmit gjatë gjithë vitit, diversifikimit dhe zhvillimit të ekoturizmit , teksa vetëm gjatë muajit tetor janë shënuar 440 mijë vizitorë në zonat e mbrojtura”, tha Kumbaro.

Përgjatë 19 muajve 3,2 milionë vizitorë kanë qenë vendas dhe 1,7 milionë vizitorë të huaj.

Parqet më të vizituar gjatë kësaj periudhe janë : Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë” 78 mijë vizitorë; Parku Kombëtar “Divjakë-Karavasta” 29 mijë vizitorë, Parku Kombëtar Butrint 17 mijë vizitorë.

Në prezantimin e buxhetit 2025 për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, Kumbaro tha se ky buxhet është 3.9 miliardë lekë dhe ka në fokus zonat e mbrojtura dhe zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit.

Zonat e Mbrojtura në Shqipëri vlerësohen si një mundësi efektive për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm.

Prandaj dhe po punohet fort që këto zona të mbrojtura të promovohen për vlerat e jashtëzakonshme të biodiversitetit që ato mbartin, por edhe si destinacione të rëndësishme turistike në nivel kombëtar dhe më gjerë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…