Prezantohen 12 drejtorët e rinj të Policisë në qarqe

Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua sot ceremonia për prezantimin e 12 drejtorëve të rinj Vendorë të Policisë së Shtetit.


Në Ministrinë e Brendshme u zhvillua sot ceremonia për prezantimin e 12 drejtorëve të rinj Vendorë të Policisë së Shtetit.

Pas fazës së konkurrimit, të aplikuar për herë të parë, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha tha se sot i kalojmë stafetën një brez i ri oficerësh me përvojë dhe integritet.

“Kemi 12 drejtues të rinj të policisë dalë nga konkurrim ku morën pjesë 43 konkurrentë që përfaqësojnë një gjeneratë të re oficerësh që pas një eksperiencë të krijuar që nga shkalla e parë e karrierës mbajnë sot barrën e drejtimit të uniformave në 12 drejtoritë e policisë në qarqe”- u shpreh Hoxha.

Teksa bëri prezantimin, ministri nënvizoi se drejtuesit që marrin sot detyrën janë përzgjedhur për kompetencën dhe aftësinë e tyre, por edhe për integritetin e tyre për të cilët është bërë një qëmtim i veçantë, në bashkëpunim me organet përkatëse ligjzbatuese.
Duke u ndalur tek detyrat e drejtuesve të rinj të policisë në qarqe, ministri Hoxha tha se duhet të ketë një hov zhvillimor nga ana teknologjike.

“Modernizimi i shërbimeve policore kërkon një hov të mëtejshëm, policia e shtetit 2030 duhet të jetë një polici e pajisur me sistemet e nevojshme teknologjike dhe të inteligjencës digjitale. Duhet të shpenzohen fonde të veçantë vëna në dispozicion nga qeveria për këtë ambicie madhore, thjesht nga zvarritjet e burimeve njerëzore të papërshtatshme për të kryer këtë mision dhe detyra”- u shpreh Hoxha.

Sipas Hoxhës, drejtuesit e rinj duhet ti kushtojnë një vëmendje shumë të veçante projekteve invoative, për të kontrolluar territorin, mbikëqyrur trafikun, parandaluar dhe goditur kriminalitetin.

“Duhet një vullnet i palëkundur për vetëpastrim nga radhët e policisë së shtetit”- nënvizoi më tej ministri.

Në fund të fjalës së tij, ministri u kërkoi drejtuesve të rinj të policisë të kenë një qasje më proaktive ndaj ankesave të qytetarëve, por edhe shqetësimeve dhe problematikave që media ngre duke i trajtuar me seriozisht dhe paanshmëri.

12 drejtuesit e rinj të Policisë së Shtetit në Qarqe

Drejtuesi i policisë së Tiranës, Elton Alushi
Drejtuesi i policisë së Durrësit, Vilson Bala
Drejtuesi i policisë së Fierit, Skënder Hitaj
Drejtuesi i policisë së Elbasanit, Fatmir Hoxha
Drejtuesi i policisë së Shkodrës, Fatmir Lleshaj
Drejtuesi i policisë së Korçës, Erion Ahmeti
Drejtuesi i policisë së Vlorës, Elidon Çela
Drejtuesi i policisë së Lezhës, Altin Mena
Drejtuesi i policisë së Gjirokastrës, Altin Merizaj
Drejtuesi i policisë së Beratit, Luigj Vathi
Drejtuesi i policisë së Kukësit, Gentian Berberi
Drejtuesi i policisë së Dibrës, Artion Duka

(ATSH)

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…