Malaj takim me delegacionin e BERZH-it, diskutime për strategjinë e rritjes së qëndrueshme ekonomike
Ministri i Financave, Petrit Malaj, priti sot në takim delegacionin e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim të kryesuar nga drejtori i Bordit për Shqipërinë, Poloninë dhe Bullgarinë, Piotr Szpunar.

Ministri Malaj theksoi se forcimi i bashkëpunimit mes dy institucioneve mbetet me rëndësi në kuadër të përmbushjes së objektivave afatgjatë të vendit drejt integrimit europian, si dhe të përmirësimit të cilësisë së jetës për qytetarët.
“Me delegacionin e BERZH, diskutuam edhe mbi hartimin e strategjisë për Shqipërinë 2025-2030, e cila synon të ndihmojë për një rritje më të qëndrueshme ekonomike, në mbështetje të sektorit privat, përmirësimit të infrastrukturës, si dhe për të promovuar një kalim të qëndrueshëm drejt burimeve të energjisë së rinovueshme”, tha ai.
BERZH ka financuar në Shqipëri mbi 1 miliard euro, ku peshën më të madhe e zë sektori i transportit dhe energjisë.
(ATSH)