Veliaj në samitin për ndryshimet klimatike në Baku: Ndava përparimin e Tiranës me Stambollin dhe Tokion
Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.
Në ditën e tretë të Samitit për Ndryshimet Klimatike që po mbahet në Baku, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj u takua me përfaqësues të qyteteve të Stambollit dhe Tokios.
Kryetari i bashkisë ndau foto nga samiti, ku thekson se mesazhi i përbashkët nga të tre qytetet ishte që të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, të cilat perkujdesen si në fatkeqësi ashtu dhe në inovacione.
“Ishte kënaqësi të ndaja përparimin e Tiranës, së bashku me dy partnerë të mrekullueshëm, si Stambolli dhe Tokio. Qytetet janë çelësi për zbutjen e ndryshimeve klimatike. Mesazhi ynë për COP29 nga 3 qytetet tona, është të investojmë, mbështesim dhe financojmë qeveritë lokale, si përkujdesës kryesorë ndaj nevojave dhe aspiratave të njerëzve, si në fatkeqësi, ashtu edhe në inovacione”, u shpreh Veliaj.