Sejko me misionin e FMN-së: Regjimi i lirë i kursit të këmbimit, rol pozitiv në amortizimin e goditjeve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.


Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, zhvilloi një takim me misionin e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të kryesuar nga Anke Weber, shefe e Misionit për Shqipërinë.

Në një njoftim për shtyp, Banka e Shqipërisë bën të ditur se, “qëllimi i vizitës së Misionit në Shqipëri është mbajtja e bisedimeve me autoritetet shqiptare në kuadër të Artikullit IV”.

Sipas BSH-së, diskutimet u fokusuan mbi zhvillimet më të fundit ekonomike dhe financiare në vend, si dhe perspektivën e tyre për të ardhmen; politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë me synim garantimin e stabilitetit të çmimeve; si dhe masat e marra për ruajtjen dhe forcimin e shëndetit të sektorit bankar dhe stabilitetit financiar të vendit.

Fillimisht, Guvernatori Sejko i njohu bashkëbiseduesit me zhvillimet më të fundit në ekonominë vendase, ku theksoi se treguesit kryesorë të stabilitetit ekonomik, monetar e financiar të saj, janë në një trend pozitiv zhvillimi.

Referuar të dhënave më të fundit nga INSTAT-i, ekonomia shqiptare ka pasur një rritje prej 4% gjatë gjysmës së dytë të vitit. Kjo rritje i atribuohet kryesisht bilanceve të shëndosha financiare të bizneseve dhe familjeve, ambientit stimulues financiar, si dhe rritjes së të ardhurave.

Gjithashtu, Guvernatori theksoi se politika monetare e ndjekur nga Banka e Shqipërisë ka pasur një ndikim pozitiv në ruajtjen e ekuilibrave monetarë e financiarë të vendit, ku normalizimi gradual dhe i kujdesshëm i qëndrimit të politikës monetare ka bërë të mundur reduktimin e presioneve inflacioniste.

Duke u ndalur në ecurinë e sektorit bankar, Guvernatori u shpreh se kredia për sektorin privat ka vijuar të shënojë ritme pozitive rritjeje, gjatë tremujorit të tretë të vitit, dhe rritja vjetore e saj ishte në nivelin 16.8%, ku kryeson kreditimi në monedhën vendase. Një tregues i rëndësishëm i shëndetit të sektorit bankar është dhe ulja e nivelit të kredive me probleme, në 4.58%, në muajin shtator.

Nga ana e tyre, përfaqësuesit e Fondit Monetar Ndërkombëtar shprehën vlerësimin për politikën monetare të ndjekur nga Banka e Shqipërisë dhe për kontributin e rëndësishëm të saj në stabilitetin monetar e financiar. Gjithashtu, ata nënvizuan edhe rolin pozitiv që ka pasur regjimi i lirë i kursit të këmbimit në amortizimin e goditjeve dhe theksuan nevojën e vijimit të tij në të ardhmen.

Përfaqësuesit e FMN-së vlerësuan pozitivisht punën e vazhdueshme mbikëqyrëse e rregullatore të Bankës së Shqipërisë, si dhe ndikimin e saj në treguesit pozitivë të sektorit bankar.

Në përfundim të takimit, pjesëmarrësit konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit midis Bankës së Shqipërisë dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar në kuadër të misioneve të FMN-së, asistencës teknike dhe më gjerë.

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rritja e kapaciteteve të mbrojtjes, Vengu: Bisedime me Pentagonin për kredi të buta

Shqipëria është në bisedime me Pentagonin që të përfitojë nga kreditë e buta që jepen nga SHBA për rritjen e…