Shqipëria angazhim për të transpozuar dhe zbatuar instrumentet anti-SLAPP
Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi mori pjesë në Konferencën Evropiane Anti-SLAPP 2024 të Këshillit të Evropës.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi mori pjesë në Konferencën Evropiane Anti-SLAPP 2024 të Këshillit të Evropës.
Në këtë konferencë u theksua angazhimi i Shqipërisë për të transpozuar dhe zbatuar instrumentet anti-SLAPP, duke mbështetur pjesëmarrjen publike dhe garantuar lirinë e shprehjes dhe të medias.
Ministria e Drejtësisë ka nisur nga puna konkrete për implementimin e këtyre standardeve, duke udhëhequr procesin e forcimit të demokracisë dhe mbrojtjes së gazetarëve kundër padive strategjike që synojnë t’i heshtin ata.
Paditë SLAPP janë Padi Strategjike Kundër Pjesëmarrjes Publike që vërehen se nuk janë të bazuara në fakte dhe se do të jenë të pasuksesshme në gjykatë. Përmes tyre, paditësi nuk synon të fitojë rastin, por ka për qëllim që të frikësojë dhe dekurajojë gazetarët apo aktivistët nga raportimi i mëtejmë i çështjeve me interes publik duke i detyruar ata të kalojnë nëpër procese të gjata dhe të kushtueshme gjyqësore.
(ATSH)