Manastirliu në Francë: Vitin e ardhshëm hapet në Tiranë filiali i Universitetit Teknologjik të Compiègne

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në Universitetin e Teknologjisë të Compiègne (UTC), në Qendrën e Inovacionit të këtij universiteti, në Compiègne, Francë.


Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu zhvilloi një vizitë në Universitetin e Teknologjisë të Compiègne (UTC), në Qendrën e Inovacionit të këtij universiteti, në Compiègne, Francë.

Manastirliu e shoqëruar nga rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës, prof. Akil Fundo dhe përfaqësues të këtij universiteti si dhe nga prof. Dritan Naçe nga UTC, vizituan laboratorët e kërkimit shkencor dhe platformat me të reja teknologjike të robotikës dhe makinave inteligjente të zhvilluara në këtë universitet përmes studimeve të thelluara në këto fusha dhe bashkëpunimit me biznesin.

“Njësitë e kërkimit shkencor të UTC-së janë një shembull i ekselencës akademi-biznes, një model që synojmë ta integrojmë përmes programit të ndërkombëtarizimit mes dy institucioneve”, tha Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “ky bashkëpunim do të sjellë në vitin e ardhshëm dhe hapjen e filialit të UTC në Universitetin Politeknik të Tiranës duke mundësuar për herë të parë hapjen e cikleve të para të studimit në inxhinieri kompjuterike dhe elektronike, për studentët shqiptarë dhe të huaj në vendin tonë dhe duke zgjeruar ofertën akademike dhe mundësimin e ofrimit të diplomave të përbashkëta”. (ATSH)

📍Compiegne, Francë 🇫🇷- Në Universitetin e Teknologjisë së Compiegne, në Qendrën e Inovacionit të këtij Universiteti, së…

Posted by Ogerta Manastirliu on Friday, November 15, 2024

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë