Veliaj: Në 9 vjet kemi hapur 108 kopshte dhe çerdhe të reja

Çerdhja e re në lagjen 13 u hap nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg.


Fëmijët e zonës së Kopshtit Zoologjik dhe Kodrës së Diellit (lagjja 13) kanë një çerdhe të re, një godinë 3-katëshe, me kushtet më të mira, e konceptuar për pesë grupmosha.

Çerdhja u hap nga kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe ambasadorja e Izraelit, Galit Peleg. Godina është përshtatur si çerdhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit në Tiranë.

Në fjalën e tij, Veliaj nënvizoi se numri i kopshteve dhe çerdheve të reja të hapura në 9 vitet e fundit ka arritur në 108.

“Është një gëzim i jashtëzakonshëm që hapim sot çerdhen tonë të 108-të. Urbanizimi ka ndodhur kaq shpejt dhe vrullshëm, ndaj ajo që po bëjmë në këto lagje, përfshirë njësitë 12, 13 dhe 14, është që po marrim ndërtesa ekzistuese me qira. Jemi me shumë fat që kemi miq nga Izraeli, të cilët na kanë ndihmuar për ta hapur çerdhen në kohë rekord, çka me procedura normale do të merrte shumë kohë. Ajo që kemi bërë është se kemi marrë një vilë me qira dhe me ndihmën e Ambasadës së Izraelit kemi bërë të gjitha rregullimet dhe punimet e infrastrukturës, për të pasur një superçerdhe me një superstaf”, tha Veliaj.

Ai shtoi se në këtë mandat do të përfundojë totalisht infrastruktura për fëmijët, nga qendra në periferi, duke përmendur planin për ndërtimin e shkollave të reja te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik.

“Do t’i përgjigjemi kërkesës së komunitetit, edhe me shkollat te Kopshti Botanik dhe Parku Olimpik. Ka filluar që tani prokurimin për tre shkolla të reja në zonën e Unazës së Re, në lagjen ‘Rilindja’. Me këto kantiere kompletojmë totalisht Tiranën, nga qendra në periferi. Po punojmë edhe në qendër, ku nisëm punë për shkollën “Edith Durham” dhe sa mbaruam te “Emin Duraku”. Një qytet ka shumë nevoja, por kemi zgjedhur që edhe ndihmën ta orientojmë tek investimet për fëmijët. E vlerësoj jashtë mase ndihmën e Izraelit”, deklaroi Veliaj.

Në fjalën e saj, ambasadorja izraelite Galit Peleg, u shpreh se kanë vendosur të investojnë për fëmijët shqiptarë, pas tragjedisë që pësoi vendi i saj vitin e kaluar, ku humbën jetën 39 fëmijë.

“Më 7 tetor të vitit të kaluar, Izraeli pësoi një tragjedi të tmerrshme, dhe për fat të keq u vranë 39 fëmijë. Por, ne donim që këtë pikëllim ta kthenim në shpresë dhe për këtë arsye ambasada izraelite në Tiranë vendosi të investojë për fëmijët shqiptarë. Duam të dërgojmë një mesazh të fortë nga këtu, se edhe trishtimi dhe tragjedia mund të shndërrohen në diçka të lulëzuar, nëse investoni në të ardhmen dhe jo në të shkuarën. Dua të falënderoj partnerët tanë në Tiranë, dhe kryebashkiakun”, tha ajo.

Çerdhja e sapo hapur ndodhet në rrugën “Zallit” në Lagjen 13 në Tiranë. Objekti është një godinë 3-katëshe me oborr. Në katin parë ndodhet kuzhina, si dhe zyrat e mjekut dhe psikologut të kopshtit, i cili është parashikuar të shërbejë për 100 fëmijë. Shërbimi është konceptuar me 5 grupe fëmijësh për çdo grupmoshë.

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë