Rizzo: Reformat, pjesë kyçe e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE

Shefi i Sektorit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo mori pjesë në Samitin e Qeverisjes së Hapur të Ballkanit Perëndimor 2024,


Shefi i Sektorit Politik të Delegacionit të BE-së në Shqipëri, Andre Rizzo mori pjesë në Samitin e Qeverisjes së Hapur të Ballkanit Perëndimor 2024, aktivitet që u mbajt në Tiranë në datat 14-15 nëntor. Rizzo e vuri theksin te rëndësia e reformave, si një pjesë kyçe e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Bashkimi Evropian ka qenë një mbështetje e fortë e Partneritetit të Qeverisjes së Hapur, duke njohur vlerën e tij në forcimin e qeverisjes dhe nxitjen e besimit të qytetarëve. Ne shohim gjithashtu rëndësinë e përfshirjes së bashkive në zbatimin e parimeve të qeverisjes së hapur edhe në nivel lokal. Ndërmarrja e reformave të tilla janë thelb të procesit të integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Andre Rizzo.

Samiti i Qeverisjes së Hapur të Ballkanit Perëndimor 2024 mblodhi së bashku liderë dhe ekspertë për të diskutuar mbi transparencën, llogaridhënien dhe angazhimin qytetar.

“I fokusuar në qeverisjen e hapur dhe inovacionin digjital, samiti theksoi reformat kryesore që e çojnë rajonin më afër integrimit në BE dhe fuqizimin e qytetarëve të tij. Ky samit shërbeu gjithashtu si një platformë për të ndarë sukseset, për të adresuar sfidat dhe për të ndërtuar lidhje më të forta në të gjithë rajoni”, u shpreh Rizzo.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë