Manja me zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut: Të angazhuar për shtetin e së drejtës

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në një takim zyrtar, zëvendëskryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai.


Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka pritur në një takim zyrtar, zëvendëskryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai. Në qendër të bisedimeve të tyre ishte reforma në drejtësi dhe angazhimi për të punuar bashkërisht drejt integrimit evropian të të dy vendeve.

“Një diskutim miqësor dhe zyrtar mbi sfidat e integrimit në BE, reformën në drejtësi dhe mundësitë për forcimin e bashkëpunimit në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e administratës publike. Angazhimi ynë i përbashkët për shtetin e së drejtës dhe transparencën është kyç për përparimin e të dyja vendeve drejt integrimit në BE dhe për ruajtjen e stabilitetit në rajon”, tha Manja në postimin e tij në rrjetet sociale.

Manja dhe zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut vunë theksin mbi forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet qeverive, ministrive dhe agjencive të zbatimit të ligjit. Ky takim riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për një sistem drejtësie të fortë dhe për një shoqëri më të sigurt, në rrugën e saj drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian.

(ATSH)

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë