Vengu: Përsosje e akteve ligjore për statusin e ushtarakut

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, zhvillon një takim me ushtarakët në pension.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ka zhvilluar një takim me ushtarakët në pension ku në fokus të bashkëbisedimit, ishin ruajtja e statusit të ushtarakut përmes përsosjes së akteve ligjore dhe trajtim dinjitoz të personave që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura.

“Plani i ri i pensioneve është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë shqiptare në rrugën drejt Shqipëria 2030. Bashkë me ushtarakët në pension, diskutuam problematikat që ata hasin, ndërsa synimi që kemi është trajtimi dinjitoz shoqëror, shëndetësor dhe financiar për ta. Objektivi ynë mbetet përsosja e akteve ligjore që ofrojnë garanci për statusin e ushtarakut në kuadër të trajtimit më dinjitoz të njerëzve që kanë shërbyer në Forcat e Armatosura. Gjithashtu sfida e projektit të ri të pensioneve, që reflekton rritjen ekonomike, është një mision që do ta çojmë deri në fund, pasi të gjithë po ecim në të njëjtin drejtim”, u shpreh Vengu në një postim në rrjetet sociale.

Për reformën në skemën e pensioneve, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një seri takimesh me pensionistët në qytete të ndryshme të vendit përgjatë javëve të fundit.

Pensionet, ndryshe nga pagat, varen nga kontributet në sigurimet shoqërore dhe shëndetësore.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë