Plani strategjik 2025-2030, KLP dhe Eu4Justice diskutojnë prioritetet

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në bashkëpunim me programin EU4JUSTICE, organizoi një seminar dyditor për të diskutuar mbi prioritetet kryesore të Planit Strategjik të KLP-së, për vitet 2025-2030.


Këshilli i Lartë i Prokurorisë, në bashkëpunim me programin EU4JUSTICE, organizoi një seminar dyditor për të diskutuar mbi prioritetet kryesore të Planit Strategjik të KLP-së, për vitet 2025-2030.

Ky aktivitet mblodhi së bashku anëtarët e Këshillit, profesionistë dhe aktorë kyç të sistemit si Prokurorin e Përgjithshëm, drejtues të zyrave të Prokurorise së SPAK, Prokurorisë Tiranë, Durrës, Fier, Berat, Elbasan, Dibër, Kukës, Shkodër dhe Gjirokastër, strukturën drejtuese të administratës së Këshillit, dy përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, si dhe dy ekspertët e ftuar nga programi i asistencës Arturo Valdés Trapote dhe Francesco de Sanctis.

Në fjalën e saj hyrëse, drejtuesja e KLP-së Mirela Bogdani, theksoi rëndësinë e këtij seminari në avancimin e objektivave strategjikë të Këshillit.

“Nëpërmjet kësaj strategjie do të mundohemi të përmirësojmë proceset dhe të forcojmë përkushtimin tonë ndaj profesionalizmit, transparencës dhe llogaridhënies. Hartimi i këtij plani do të shërbejë si një instrument për të përmbushur me eficencë detyrimet kushtetuese, ligjore si dhe pritshmëritë që ka publiku në procesin e menaxhimit të sistemit të prokurorisë, duke i përshtatur ato me standardet ndërkombëtare. Me mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të ekspertëve të programit EU4Justice, kemi një mundësi të veçantë për të rritur kapacitetet tona”, theksoi ajo.

Gjatë diskutimeve, u shqyrtua mënyra si e përcakton Këshilli rolin e tij në sistemin e drejtësisë, u analizuan pritshmëritë dhe përgjegjësitë e Këshillit, për t’u siguruar që Plani Strategjik të përputhet me objektivat e institucioneve bashkëvepruese dhe kërkesat e publikut. Po ashtu, u shqyrtuan shkaqet dhe pasojat e problemeve që KLP-ja synon të kapërcejë, për të ndihmuar në përcaktimin e prioriteteve dhe objektivave.
Pjesëmarrësit u angazhuan gjerësisht në diskutime mjaft të frytshme për të identifikuar fillimisht objektivat kryesorë të Planit Strategjik dhe më pas për t’i përkthyer ato në aktivitete konkrete në javët në vijim, me afatet përkatëse dhe referencat në aktet rregullatore ligjore, nënligjore apo edhe në dokumenta strategjikë si Udhërrëfyesi për Shtetin e së Drejtës apo edhe Strategjnë Sektoriale të Drejtësisë.

Ky bashkëveprim siguroi që Plani Strategjik të reflektojë potencialin e Këshillit dhe t’i përgjigjet kërkesave në ndryshim të sistemit të drejtësisë. Diskutimet dhe konkluzionet e nxjerra shënuan një hap thelbësor drejt ruajtjes së standardeve të larta të profesionalizmit dhe integritetit, si dhe konsolidimit të sistemit të prokurorisë. Angazhimi i programit EU4JUSTICE ritheksoi edhe një herë rëndësinë e bashkëpunimit për të lehtësuar transformimet e sistemit të prokurorisë.

KLP vazhdon të angazhohet për mbrojtjen e drejtësisë dhe besimit të publikut, duke siguruar që vendimet e saj janë në përputhje me pritshmëritë e qytetarëve dhe realizimin e qëllimeve të integrimit evropian. Misioni i KLP mbetet i orientuar drejt avancimit të standardeve të larta të integritetit dhe profesionalizmit, duke kontribuar në krijimin e një sistemi drejtësie që është i besueshëm dhe funksional për të gjithë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Fluks vizitorësh në kalanë e Lezhës, 74,2% më shumë se në 2023-shin

Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fluks vizitorësh në kalanë e Lezhës, 74,2% më shumë se në 2023-shin

Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.