Balla, Mazniku dhe Muzhaqi në Librazhd: Kujdesi për të moshuarit, traditë që duhet ruajtur

Përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë


Në një takim me banorët e moshës së tretë në Librazhd, ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla dhe ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku së bashku me ministren e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi theksuan rëndësinë e kujdesit për të moshuarit dhe sfidat e sistemit të pensioneve në Shqipëri. Ata vlerësuan përkushtimin e Bashkisë së Librazhdit ndaj këtij grupi shoqëror, duke e quajtur një traditë që ka qenë gjithmonë pjesë e komunitetit.

Në fjalën e tij ministri Balla, duke ndarë një përvojë personale, foli për prindërit e tij si shembull të gjeneratës që ka punuar me përkushtim dhe përballë sfidave të sistemeve të ndryshme ekonomike.

“Mamaja ime ka punuar 42 vite si infermiere me turne, nga një fshat në tjetrin. Do të doja që ajo të kishte një pension më të madh, por duhet ta pranojmë që vitet e kontributit para ’90-ës u zeruan kur ndryshoi sistemi,” shpjegoi Balla.

Ministri Balla theksoi se pas vitit 2013, qeveria ka punuar për të stabilizuar skemën e pensioneve dhe për të garantuar që ajo të mbetet funksionale. “Nëse në 2013 nuk do të kishim marrë drejtimin e qeverisë, në 2014 nuk do të kishim më mundësi të shpërndanim pensione,” u shpreh ai.

Në përfundim, Balla garantoi se përmirësimi i kushteve të jetesës për të moshuarit do të mbetet një prioritet i qeverisë dhe një angazhim i vazhdueshëm për komunitetin e Librazhdit. Ndërsa ministri Mazniku në fjalën e tij theksoi se qeveria do tl ofrojë këtë vit një bonus më të madh se vitet e kaluara.

“Deri në mes të dhjetorit, do të kemi lajme shumë të mira për çështjen e pensioneve. Në veçanti, këtë vit do të ofrojmë një bonus më të madh se vitet e kaluara. Nga ana tjetër, për vitin e ardhshëm, po shohim mundësinë e një rritjeje të qenësishme të pensioneve, veçanërisht për ata që marrin pensionet më të ulëta”, tha Mazniku.

Fluks vizitorësh në kalanë e Lezhës, 74,2% më shumë se në 2023-shin

Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Fluks vizitorësh në kalanë e Lezhës, 74,2% më shumë se në 2023-shin

Me mbylljen e sezonit turistik maj-tetor 2024 nuk është ndalur fluksi i vizitorëve në sitet e trashëgimisë kulturore.