Vrojtimi i BSH-së, 94% e ndërmarrjeve e mbyllën 6-mujorin e parë me fitim

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit të ndërmarrjeve për gjashtëmujorin e parë 2024


Mbi 94% e ndërmarrjeve e kanë mbyllur 6- mujorin e parë të këtij viti me fitim.

Banka e Shqipërisë publikoi të dhënat e vrojtimit të ndërmarrjeve për gjashtëmujorin e parë 2024, që u realizua nëpërmjet një kampioni prej 1,355 ndërmarrjesh të madhësive të ndryshme, të shtrira gjeografikisht në të gjithë vendin dhe që kryejnë aktivitetin e tyre në sektorët kryesorë të ekonomisë.

Rezultatet e vrojtimit tregojnë që për shumicën e ndërmarrjeve, ecuria e shitjeve dhe e
rezultatit financiar ka qenë pozitive gjatë periudhës.
Sipas vrojtimit, Mbi 94% e ndërmarrjeve kanë raportuar fitim gjatë periudhës. Pritshmëritë për gjashtëmujorin e ardhshëm për nivelin e shitjeve të përgjithshme dhe rezultatin financiar rezultojnë pozitive, dhe më optimiste krahasuar me gjashtëmujorin e kaluar, por duke mbetur në vlerat e një viti më parë.

Sinjalet vijojnë të jenë optimiste lidhur me zgjerimin e veprimtaris ë apo rritjen e investimeve,veçanërisht tek ndërmarrjete vogla dhe të mesme, por paraqesin ngushtim për grupin e ndërmarrjeve të mëdha.

Gjatë periudhës, rreth 57% e ndërmarrjeve kanë vijuar të financojnë veprimtarinë e tyre vetëm nëpërmjet shitjeve (rreth 66% e ndërmarrjeve të vogla, 57% e ndërmarrjeve të mesme dhe 54% e ndërmarrjeve të mëdha), duke shënuar rënie për të tre kategoritë e ndërmarrjeve.

Ndërkohë, prirja e kombinimit të burimeve të financimit vijon të zërë një peshë të konsiderueshme për periudhën, duke u rritur krahasuar me periudhën e kaluar, për të tre grupet e ndërmarrjeve. (ATSH)

Lexo më shumë nga

“E dashur Raimonda!”

"Kam pak ditë që kam mbaruar romanin tënd “Shëmtia”, romani yt i gjashtë..."

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“E dashur Raimonda!”

"Kam pak ditë që kam mbaruar romanin tënd “Shëmtia”, romani yt i gjashtë..."