Buxheti 2025, trajnim i 16 mijë mësuesve të gjuhës shqipe, teknologjisë informatike dhe shkencës

Buxheti 2025 për Arsimin dhe Sportin do të vijojë të mbështesë Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, i cili synon të përmirësojë aftësitë e mësimdhënësve në shkencë, arsimin fillor, gjuhën shqipe, dhe teknologjinë e informacionit.


Buxheti 2025 për Arsimin dhe Sportin do të vijojë të mbështesë Programin Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve, i cili synon të përmirësojë aftësitë e mësimdhënësve në shkencë, arsimin fillor, gjuhën shqipe, dhe teknologjinë e informacionit.

Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi sot se me këtë buxhet do të mundësohet trajnimi i 16 mijë mësuesve të gjuhës shqipe, teknologji informatike dhe shkencës duke i pajisur ata me njohuri dhe aftësi që do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e arsimit.

Ky program nuk përfshin vetëm përmirësimin e njohurive, por edhe përshtatjen e mësimdhënies me standardet ndërkombëtare.

MAS është angazhuar që plani i zhvillimit profesional të mësuesve dhe gjithashtu modelet e testeve të PISA-s të jenë pjesë e programit të trajnimit, duke i ndihmuar mësuesit të përgatisin më mirë nxënësit për sfidat globale.

Ky program është pjesë e një strategjie afatgjatë për përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri, me qëllim që çdo mësues të pajiset me njohuritë dhe aftësitë më të mira për të rritur suksesin e nxënësve në përputhje me standardet evropiane.

Për trajnimet e mësuesve po kontribuojnë me asistencën e tyre pedagogë nga 7 universitetet publike të vendit, të cilat janë të njohura për kontributin e tyre në formimin dhe përmirësimin e cilësisë së arsimit në Shqipëri si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Durrësit, Universiteti i Korçës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Gjirokastrës dhe Universiteti i Shkodrës.

Pedagogë dhe trajnerë të zgjedhur për ekspertizën e tyre po japin një mbështetje të vazhdueshme dhe të personalizuar për mësuesit, duke garantuar një zhvillim profesional cilësor dhe të orientuar drejt praktikës.

(ATSH)

Gonxhja: Praktikat më të mira evropiane në blerjet e përqendruara

Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ishte promotor i një seminari produktiv, mbështetur nga TAIEX, për praktikat më të…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Praktikat më të mira evropiane në blerjet e përqendruara

Stafi i Operatorit të Blerjeve të Përqendruara ishte promotor i një seminari produktiv, mbështetur nga TAIEX, për praktikat më të…