Spiropali takim me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot, në margjinat e Takimit Parlamentar për Ndryshimet Klimatike, në kuadrin e COP29, në Baku, me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova


Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali u takua sot, në margjinat e Takimit Parlamentar për Ndryshimet Klimatike, në kuadrin e COP29, në Baku, me kryetaren e parlamentit të Azerbajxhanit, Sahiba Gafarova.

Kryeparlamentaret Spiropali dhe Gafarova diskutuan për marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve tona, vlerësuan zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik e tregtar, përshëndetën marrëveshjen e saponënshkruar për zhvillimin e infrastrukturës së gazifikimit të qytetit të Korçës dhe nënvizuan mundësinë e rritjes së investimeve nga Azerbajxhani në Shqipëri në fushat e burimeve të energjisë, infrastrukturës etj.

Gjithashtu, Spiropali dhe Gafarova diskutuan edhe për intensifikimin e marrëdhënieve shumë të mira mes Kuvendit të Shqipërisë dhe Milli Majlis të Azerbajxhanit, si nxitëse të bashkëpunimit të gjithanshëm dypalësh.

Po sot Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali mori pjesë si paneliste në takimin parlamentar për Ndryshimet Klimatike, i cili zhvillohet në kryeqytetin e Azerbajxhanit, Baku, ku mbajti fjalën e saj në panelin “Roli i parlamenteve në realizimin e angazhimeve për klimën”.

“E dashur Raimonda!”

"Ka pak ditë që kam mbaruar romanin tënd “Shëmtia”, romani yt i gjashtë..."

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

“E dashur Raimonda!”

"Ka pak ditë që kam mbaruar romanin tënd “Shëmtia”, romani yt i gjashtë..."