Martirët në Shkodër, Papa: Ky shembull forcoftë çdo të krishterë që sakrifikohet për fenë
Një ditë pas meshës së shenjtë me shpalljen e dy klerikëve Dom Gjon Gazulli dhe At Luigj Paliq në martirë, e shënuar si një ditë historike për Kishën katolike shqiptare dhe besimtarët, Papa Francesku ka përshëndetur celebrimin e martirizimit.

“Të dashur vëllezër dhe motra, dje në Shkodër u lumturuan dy martirë, viktima të persekutimit fetar në shekullin e XX. Sot në Freiburg të Gjermanisë, u lumturua edhe një martir tjetër, i persekutuar nga nazizmi për angazhimin e tij fetar në favor të paqes. Shembulli i këtyre martirëve ngushëlloftë shumë të krishterë që në kohën tonë diskriminohen për shkak të fesë”, tha Papa.
Mes duartrokitjeve u vlerësua akti për aktivizimin fetar, teksa në Shqipëri që prej festës së 16 nëntorit me dy martirët e rinj të kishës, numërohen tashmë 40 martirë shqiptarë që dhanë jetën për fe dhe atdhe.
(ATSH)