80-vjetori i Çlirimit, Vengu: Nderojmë kujtimin e Forcave Detare, simbol i forcës dhe besnikërisë
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit u kryen homazhe pranë monumentit “Sheshi Marinari” për Forcat Detare për sakrificat në mbrojtjen e atdheut dhe gjithë sfidat që i kanë shoqëruar marinarët ndër vite.
Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit u kryen homazhe pranë monumentit “Sheshi Marinari” për Forcat Detare për sakrificat në mbrojtjen e atdheut dhe gjithë sfidat që i kanë shoqëruar marinarët ndër vite.
“Në zemër të qytetit të Durrësit, aty ku deti takon tokën dhe historia bashkon breza, busti i marinarit qëndron si simbol krenarie dhe përkushtimi. Në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit, efektivët e Forcës Detare nderojnë jo vetëm një monument, por të gjithë ata që kanë sfiduar dallgët dhe kanë mbrojtur atdheun tonë nga horizontet e pafundme. Ky moment nga kujton se deti nuk është thjesht ujë, por një udhë rrëfimesh, përpjekjesh dhe sakrificash që vijojnë të shkruhen. Forca Detare mbetet simbol i forcës dhe besnikërisë ndaj Shqipërisë, një trashëgimi që na bën krenarë. Le të jetë ky homazh për të gjithë marinarët, të djeshëm dhe të sotëm, që me guxim dhe pasion kanë mbajtur gjallë frymën e detit shqiptar”, u shpreh ministri Vengu në postimin e tij në rrjetet sociale.
Ministri i Mbrojtjes, muajin e kaluar zhvilloi një vizitë në bordin e një prej anijeve të flotës luftarake italiane të ankoruara në brigjet shqiptare, ku u prit nga komandanti i Forcave Detare italiane, admirali Enrico Credendino.
Vengu bëri të ditur se temë e takimit ishte siguria e përbashkët në Adriatik, me fokus në misionet e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh. (ATSH)