Xi Jinping arrin në Rio-de-Zhanejro për Samitin e 19-të të G20-s dhe për vizitë shtetërore në Brazil

Me ftesën e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, presidenti kinez Xi Jinping arriti me aeroplan të posaçëm në Rio-de-Zhanejro për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s dhe për të bërë një vizitë shtetërore në Brazil.


Me ftesën e presidentit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva, të dielën pasdite presidenti kinez Xi Jinping arriti me aeroplan të posaçëm në Rio-de-Zhanejro për të marrë pjesë në Samitin e 19-të të G20-s dhe për të bërë një vizitë shtetërore në Brazil.


Presidenti kinez Xi Jinping mbërrin në Rio de Zhanejro, 17 nëntor 2024/Xinhua

Në fjalimin e mbajtur në aeroport, Xi Jinping theksoi se si vitet e fundit, besimi reciprok mes dy vendeve vazhdon të thellohet, bashkëpunimi praktik ka qenë i frytshëm, bashkëpunimi kulturor ka pasur arritje të shumta dhe miqësia tradicionale ka treguar gjallëri në epokën e re. Kina dhe Brazili në komunitetin ndërkombëtar shprehin zërin e drejtë të Jugut Global, duke dhënë kontribut të rëndësishëm për paqen dhe zhvillimin e botës.

Presidenti kinez theksoi më tej se sivjet të dy vendet festojnë solemnisht 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, duke shtuar që marrëdhëniet Kinë-Brazil ndodhen në një moment të rëndësishëm historik të ndërlidhjes së të kaluarës dhe së ardhmes. “Unë pres me padurim të kem një shkëmbim të thellë pikëpamjesh me presidentin Lula mbi zgjerimin e mëtejshëm të marrëdhënieve Kinë-Brazil, forcimin e sinergjisë midis strategjive të zhvillimit të të dy vendeve, si edhe mbi çështjet ndërkombëtare e rajonale me interes të përbashkët. Besoj që kjo vizitë do të zgjerojë më tej besimin e ndërsjellë strategjik mes dy vendeve, do të thellojë shkëmbimin e bashkëpunimin në fusha të ndryshme dhe do t’i çojë marrëdhëniet Kinë-Brazil në një tjetër ‘50-vjetor të artë’,” vuri në dukje Xi.

Ndërkohë, në një artikull të botuar në gazetën braziliane “Folha de S. Paulo” para mbërritjes së tij në Rio, kreu i shtetit i Kinës shprehu pritshmëri për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Brazilin.


Gazeta braziliane “Folha de S. Paulo” boton artikullin e presidentit kinez Xi Jinping / MPJ

Sipas artikullit, të dyja palët janë përmbajtur gjithmonë zhvillimit paqësor, drejtësisë dhe kanë pikëpamje të njëjta ose të ngjashme për shumë çështje ndërkombëtare dhe rajonale.

Jo shumë kohë më parë, Kina dhe Brazili lëshuan së bashku një “konsensus prej gjashtë pikash” për promovimin e një zgjidhjeje politike të krizës ukrainase, e cila mori përgjigje pozitive nga komuniteti ndërkombëtar. Kina dhe Brazili kanë bashkuar duart për të luajtur rolin dhe përgjegjësitë e tyre si vende të mëdha përgjegjëse, për të promovuar multipolaritetin botëror dhe demokratizimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe për të injektuar energji pozitive në paqen dhe stabilitetin botëror.


Samiti Kinë-Brazil në Pekin, prill 2023/Xinhua

Aktualisht, ndryshimet e botës po përshpejtohen dhe sfidat dhe ndryshimet e reja po shfaqen njëra pas tjetrës. Si dy vendet kryesore në zhvillim në hemisferat lindore dhe perëndimore dhe anëtarë të rëndësishëm të BRICS, Kina dhe Brazili duhet të bashkohen më ngushtë, të hapin kanale të reja krah për krah dhe të punojnë së bashku drejt një të ardhmeje më të mirë për të dy popujt dhe njerëzimin.

Si një vend i madh në zhvillim, ne duhet të mbajmë përgjegjësitë që na ka dhënë historia. Të punojmë me vendet e Jugut Global për të mbrojtur me vendosmëri interesat e përbashkëta të vendeve në zhvillim për t’iu përgjigjur sfidave globale, dhe të promovojmë një sistem më të drejtë të qeverisjes globale, që të zhvillohet në një drejtim të arsyeshëm dhe të japë kontribute kino-braziliane për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përbashkët të botës.


Gazeta braziliane “Folha de S. Paulo” boton artikullin e presidentit kinez Xi Jinping/MPJ

Për pjesëmarrjen në Samitin e G20-të, presidenti kinez vuri në dukje në shkrimin se Presidenti Lula mori “luftimin e urisë dhe varfërisë” si temën kryesore të samitit të Rio de Zhaneiros dhe propozoi krijimin e një “aleance globale për të luftuar urinë dhe varfërinë”. Kina e vlerëson shumë lartë dhe do ta mbështesë këtë në mënyrë aktive.

Ndërtimi i një bote të drejtë kërkon që G20 të mbështesë vendet e Jugut Global, në arritjen e një zhvillimi më të madh, bazuar në parimet e respektit të ndërsjellë, bashkëpunimit të barabartë dhe përfitimit reciprok.

Ne duhet të vendosim zhvillimin e bashkëpunimit të G20 në thelb. Ta kthejmë në prioritet realizimin e Agjendës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillimin e Qëndrueshëm 2030. Të ndërtojmë një partneritet global për zhvillim të qëndrueshëm dhe të promovojmë zhvillimin global që është më gjithëpërfshirës, më i dobishëm dhe më elastik.


Rio de Zhanejro në prag të Samitit të G20/VCG

Është e nevojshme të forcohet koordinimi i politikave makroekonomike, të promovohet liberalizimi dhe lehtësimi i tregtisë dhe investimeve, të krijohet një mjedis i hapur, gjithëpërfshirës dhe jodiskriminues i bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar.

Ndërtimi i një planeti të qëndrueshëm kërkon që G20 të mbrojë metodat dhe stilet e jetesës së qëndrueshme të prodhimit duke arritur bashkëjetesën harmonike midis njeriut dhe natyrës.

Është e nevojshme të promovohet më tej bashkëpunimi ndërkombëtar në fushën e gjelbër dhe lëshimin me karbon të ulët, mbrojtjen e mjedisit, tranzicionin energjetik, ndryshimet klimatike dhe fusha të tjera. Duhet ti përmbahemi parimit të përgjegjësive të përbashkëta por të diferencuara duke ofruar më shumë mbështetje për vendet e Jugut Global, për sa i përket fondeve, teknologjisë, ngritjes së kapaciteteve dhe aspekteve të tjera.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Shqipëria në SEPA, Sejko: Kostoja e pagesave 5 herë më e ulët, 20 mln euro kursim vitin e parë

Bordi i Këshillit Evropian të Pagesave miratoi kërkesën e Shqipërisë për anëtarësim në Tregun Unik të Pagesave në Euro, (SEPA)…