Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadores finlandeze: Vlerësojmë mbështetjen në procesin e integrimit

Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores jo rezidente të Finlandës në Shqipëri, Leena Pylvänäinen.


Presidenti Bajram Begaj pranoi sot letrat kredenciale të ambasadores jo rezidente të Finlandës në Shqipëri, Leena Pylvänäinen.

Gjatë takimit, Presidenti i Republikës vlerësoi marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe, si dhe mbështetjen nga Finlanda të politikës së zgjerimit të BE-së, posaçërisht ndaj Shqipërisë, ndërsa vuri në dukje se Shqipëria ishte një nga vendet e para që ratifikoi Protokollet e Anëtarësimit në NATO për Finlandën dhe Suedinë.

Gjatë bisedës u konstatua rritja dhe përmirësimi i bashkëpunimit politik dypalësh për shkak të shkëmbimeve të vizitave të ndërsjella përgjatë këtij viti.

Presidenti Begaj shprehu mbështetje për çdo nismë dypalëshe që sjell përmirësim të këtyre marrëdhënieve, përfshi edhe shkëmbimin e vizitave në nivele të larta shtetërore.

Në planin e bashkëpunimit në organizmat ndërkombëtare, Presidenti i Republikës u shpreh se Shqipëria pret të bashkëpunojë me Finlandën gjatë Kryesimit të saj në OSBE për vitin 2025.

VanHorn takon Sadushin: Progres i dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi si dhe me…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

VanHorn takon Sadushin: Progres i dukshëm në reduktimin e çështjeve të prapambetura

E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn është takuar sot me kryetarin e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi si dhe me…