INSTAT: Eksportet e mallrave arritën 317 miliardë lekë
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-tetor.
Eksportet e mallrave gjatë dhjetëmujorit të këtij viti arritën vlerën 317 miliardë lekë, duke u ulur me 14.3 %, krahasuar me një vit më parë. Ndërkohë importet e mallrave arritën vlerën 743 miliardë lekë, duke u rritur me 2 %, krahasuar me një vit më parë.
Instituti i Statistikave (INSTAT) publikoi sot raportin e tregtisë së jashtme për periudhën janar-tetor.
Sipas këtij raporti, deficiti tregtar arriti vlerën 426 miliardë lekë, duke u rritur me 18.8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2023.
Grupet që kanë ndikuar negativisht në uljen vjetore të eksporteve, janë: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 5.6 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 5 pikë përqindje dhe “materiale ndërtimi dhe metale” me 2.2 pikë përqindje.
Grupet që kanë ndikuar pozitivisht në rritjen vjetore të importeve, janë: “makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me 2.7 pikë përqindje, “ushqime, pije, duhan” me 1.2 pikë përqindje, etj.
Ndërsa kanë ndikuar negativisht grupet: “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 1.2 pikë përqindje, “tekstile dhe këpucë” me 0.9 pikë përqindje, “lëkurë dhe artikujt prej tyre“ me 0.3 pikë përqindje.
(ATSH)