Qendër e re multifunksionale në Mat
Me mbështetjen e UNFPA Albania dhe bashkisë Mat u realizua hapja e kësaj qendre ku Ergys Cakoni do të ofrojë shërbimin e fizioterapisë në mënyrë vullnetare.
Në Mat është përuruar Qendra Multifunksionale ku ofrohet shërbim falas për të moshuarit.
Me mbështetjen e UNFPA Albania dhe bashkisë Mat u realizua hapja e kësaj qendre ku Ergys Cakoni do të ofrojë shërbimin e fizioterapisë në mënyrë vullnetare.
“Fizioterapia është mjet i fuqishëm që jo vetëm lehtëson dhimbjet, por edhe rikthen dinjitetin dhe pavarësinë që të moshuarit meritojnë”, shprehet Cakoni.
“UNFPA mbështet dhe falënderon të gjithë të moshuarit që vazhdojnë të jenë aktivë dhe të japin shërbime ndaj komunitetit”, theksoi Elsona Agolli, analiste programi mbi Çështjet Gjinore dhe Popullsinë në UNFPA Shqipëri gjatë ceremonisë së inaguurimit.
Ndërkohë kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj tha se “është në planin e bashkisë që të ndërtojë një Qendër Rezidenciale për të Moshuar, pasi ka pasur mbi 200 kërkesa”.
Ky aktivitet ndërmerret në kuadër të Programit të Përbashkët të OKB-së “Askush të Mos Mbetet Pas” që mbështetet nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe zbatohet nga katër Agjencitë e OKB-së UNDP Albania, UNFPA Albania, UNICEF Albania dhe UN Women Albania, në partneritet me Qeverinë Shqiptare dhe synon të fuqizojë personat vulnerabël në Shqipëri për të pasur akses të barabartë në shërbimet dhe mundësitë publike, për të pasur një zë në vendimmarrjen publike duke vepruar jeton, dhe për të kërkuar përgjegjësi përgjegjësit.