Marrëveshja me Slloveninë për katastrofat natyrore, Vengu: Hap për forcimin e kapaciteteve kombëtare

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi sot në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.


Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu prezantoi sot në Komisionin parlamentar të Politikës së Jashtme projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Sllovenisë për bashkëpunimin në mbrojtjen ndaj katastrofave natyrore dhe emergjencave të tjera.

Në fjalën e tij, Vengu u shpreh se, kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve tona kombëtare dhe përmirësimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në përballimin e sfidave globale.

Ai theksoi se përmes kësaj marrëveshjeje sigurohet ndihmë e ndërsjellë në rastet e fatkeqësive, shkëmbim njohurish dhe përvojash teknike si dhe trajnim dhe zhvillim kapacitetesh në fushën e mbrojtjes civile.

“Partneriteti me Slloveninë në këtë drejtim, përforcon angazhimin tonë ndaj NATO-s, BE-së dhe organizatave ndërkombëtare, duke treguar se Shqipëria është një partner aktiv dhe i besueshëm”, nënvizoi më tej Vengu.

Relatori i çështjes, Bardhyl Kollçaku ftoi kolegët ta miratojnë atë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Mbledhja e komisionit vijoi me shqyrtimin e Projektligjit “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim letrash të marrëveshjes së huas, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “Për përmirësimin e sistemit të shëndetësisë”.

Projektligji në fjalë u prezantua nga Zëvendësministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Entela Ramosacaj. Relatorja e çështjes, Klodiana Spahiu, vlerësoi nismën ligjore si dhe ftoi kolegët ta miratojnë atë. Pas pyetjeve dhe diskutimeve, komisioni miratoi në parim, nen për nen dhe në tërësi projektligjin në fjalë.

Burimi: ATSH

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.