Kumbaro: Me buxhetin 2025 vazhdojmë projektet më të mëdha në turizëm e mjedis

Buxheti për vitin 2025 është më i larti në historinë ekonomike shqiptare duke mbështetur edhe projektet e rëndësishme në turizëm dhe mjedis me një rritje prej 7,9% për MTM.


Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro reagoi pas miratimit të buxhetit 2025 në parim me 75 vota në Kuvendin e Shqipërisë, se ky buxhet është më i larti në historinë ekonomike të vendit dhe mbështet një sërë projektesh të mëdha në turizëm dhe mjedis.

“Buxheti për vitin 2025 është më i larti në historinë ekonomike shqiptare duke mbështetur edhe projektet e rëndësishme në turizëm dhe mjedis me një rritje prej 7,9% për MTM. Viti 2025 do të nisë me ogurin e mirë të promovimit ndërkombëtar të Shqipërisë si imazh i panairit më të rëndësishëm në botë për turizmin – ITB Berlin. Për të vazhduar me projekte të mëdha të ekoturizmit si “Ekopark Ulëza”, “Qendra Multifunksionale e Luginës së Vjosës” dhe mbështetje për Agjencinë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, Agjencinë Kombëtare të Pyjeve, Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Agjencinë Kombëtare të Turizmit. Teksa do të vijojmë koordinimin për projektet dedikuar mjedisit me partnerët ndërkombëtarë siç është projekti EU4CircularEconomy që siguron menaxhimin e integruar të mbetjeve në qarqet Kukës dhe Gjirokastër-Vlora Jugore, apo bashkëpunimi me KfVmbi përmirësimin e procesit të menaxhimit të mbetjeve në Durrës, Dibër, Berat, Vlorë dhe Korçë”, tha Kumbaro në një postim në Facebook.

Për Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, buxheti është 3.9 miliardë lekë dhe ka një rritje prej 7.9% krahasuar me atë të vitit 2024.

“Të gjitha këto standarde do të vazhdojnë për tu përmirësuar edhe për 2025. Viti 2025 do ta gjejë Shqipërinë e një strategjie të re kombëtare për vitin 2030. Kemi parashikuar që në 2025 të pajisim sistemin e menaxhimit të këtij sektori industrial me një platformë të re që quhet E-Visitors, ku sektori privat dhe publik do të deklarojnë të dhënat në kohë reale, për të menaxhuar më mirë sektorin. E rëndësishme është që jo vetëm ta formalizojmë, por të shtojmë të ardhurat në buxhetin e shtetit për të parashikuar më mirë investimet në turizëm”, tha ministrja gjatë fjalës së saj në Kuvend për buxhetin 2025, duke nënvizuar se buxheti i vitit 2025 siguron mbështetje të plotë për të 5 programet buxhetore.

(ATSH)

MEKI takim me delegacionin e BERZH, në fokus tërheqja e investimeve

Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pritën në një takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

MEKI takim me delegacionin e BERZH, në fokus tërheqja e investimeve

Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pritën në një takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim…