Prefekti i Korçës: Qasje efektive në nivel vendor ndaj politikave kombëtare të migracionit

Në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025, prefekti i Qarkut Korçë organizoi një takim në kuadër të një procesi rivlerësimi për përbërjen dhe kompetencat e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT).


Në zbatim të Planit Kombëtar të Veprimit për Luftën kundër Trafikimit të Personave 2024-2025, prefekti i Qarkut Korçë organizoi një takim në kuadër të një procesi rivlerësimi për përbërjen dhe kompetencat e Komiteteve Rajonale Antitrafik (KRAT). Gjithashtu edhe për trajnimin e anëtarëve të komiteteve rajonale e tryezave teknike antitrafikim dhe aktorëve të tjerë në nivel qarku.

Në takim u evidentuan problematikat e hasura gjatë zbatimit të Urdhrit të Kryeministrit për KRAT ekzistues, adresimi i çështjeve kryesore në qark, propozime e sugjerime për urdhrin e ri që do të hartohet, inicimin e qasjeve të reja për mirëfunksionimin e aktit të ri që do të hartohet, duke pasur parasysh ndryshimet strukturore të kuadrit institucional.

Prefekti Nertil Jole tha se, institucioni i Prefekturës do të jetë gjithmonë bashkëpunues për të nxitur në vazhdimësi një qasje efektive në nivel vendor, duke përkthyer politikat kombëtare të migracionit në zgjidhje më konkrete që ofrojnë kujdes humanitar, akses në dokumentacion, përfshirje sociale dhe ekonomike.

Në këtë takim ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Politikave për Azilin, të Huajt dhe Shtetësinë në Ministrinë e Brendshme, Silvana Banushi.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!