MEKI takim me delegacionin e BERZH, në fokus tërheqja e investimeve
Drejtues të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit pritën në një takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilin diskutoi për prioritetet që do të adresohen përmes Strategjisë 2025-2030 për Shqipërinë.
Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit priti në një takim delegacionin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), me të cilin diskutoi për prioritetet që do të adresohen përmes Strategjisë 2025-2030 për Shqipërinë.
Këto prioritete strategjike kanë qëllim përmirësimin e qeverisjes në ekonomi, ristrukturimin e ndërmarrjeve shtetërore dhe forcimin e sundimit të ligjit.
Ministri Gonxhja theksoi se “gjatë takimit u fokusuam tek mbështetja për sektorin privat në drejtim të ndërtimit dhe rritjes së kapaciteteve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, përmirësimin e aksesit në financim gjithashtu edhe për krijimin e një kornize të qëndrueshme të politikave për inovacionin me qëllim tërheqjen e investimeve”.
“Angazhimi ynë mbetet i fortë për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Shqipërisë”, tha Gonxhja.
Ministri Gonxhja falënderoi BERZH për mbështetjen dhe mundësitë e reja.