Tola: Rrisim partneritetin me Slloveninë në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore

Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot marrëveshjen me Slloveninë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera.


Komisioni Parlamentar për Ekonominë dhe Financat miratoi sot marrëveshjen me Slloveninë, për bashkëpunimin në mbrojtje ndaj katastrofave natyrore dhe të tjera.

Zëvendësministri i Mbrojtjes Dorian Tola, tha se në këtë kohë kur rreziqet globale kërkojnë përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar kjo marrëveshje përfaqëson një hap domethënës drejt një partneriteti më të fortë rajonal dhe ndërkombëtar.

Sipas tij, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë në menaxhimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, si dhe duke marrë parasysh rolin e Bashkimit Evropian, Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, në drejtim të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësive të tjera, është nënshkruar marrëveshja për emergjencat civile me Slloveninë.

“Kjo marrëveshje rregullon kuadrin e kushteve të bashkëpunimit në menaxhimin e katastrofave për ofrimin vullnetar të ndihmës së ndërsjellë, në rast katastrofash në territorin e palës tjetër dhe format e tjera të bashkëpunimit të ndërsjellë”, deklaroi Tola.

Kjo marrëveshje, tha Tola, do të ndikojë në mënyrë të konsiderueshme në rritjen e mëtejshme të kapacitetit dhe reagimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë dhe të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen Civile në përballimin e situatave të krijuara nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kupa e Botës 2026, Shqipëria pozicionohet në vazon 3 për shortin e kualifikueseve

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor në Zyrih të Zvicrës dhe Shqipëria është pozicionuar në vazon 3.