Rama: Dita e Kongresit të Manastirit, pjesë e zinxhirit të besëlidhjeve të shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Dita e Alfabetit është festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Dita e Alfabetit është festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama u shpreh se, “ky Kuvend vjen edhe si një produkt i Samitit të tretë të Diasporës që u mbajt në Tiranë në nëntorin e vitit të shkuar, ku shqipja ishte një nga temat, se s’ka si të jetë ndryshe, kryesore dhe nga ku ne dolëm së bashku me të gjithë atë komunitet me disa përfundime dhe morëm disa angazhime.

Rama gjithashtu lidhi këtë Kuvend me kujtimin e politikanit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, Arben Xhaferrit.

“Për më tepër shtoi Rama, ma ha mendja se është ky vendi për të lidhur këtë Kuvend me kujtimin e Arben Xhaferrit, i cili sot nuk jeton më, por ishte shqiptari që pati idenë që të kërkojë që Dita e Alfabetit 22 nëntori të jetë festë kombëtare për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe që prej nga ky vit është edhe festë e përmotshme e të gjithë shqiptarisë, e cila kremtohet edhe në Shqipëri”, tha Rama.

Rama shtoi se Dita e Kongresit të Manastirit është pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve

“Në zinxhirin e historisë sonë ka pasur disa Besëlidhje, pa diskutim i madh dhe i vogël me njëherë Besëlidhje e lidhin me Kuvendin e Lezhës, pastaj, kush është pak më shumë i interesuar për historinë e lidh me Lidhjen e Prizrenit, por unë besoj se padyshim pjesë e zinxhirit të Besëlidhjeve të shqiptarëve është edhe Dita e Kongresit të Manastirit. Dita e një Kongresi ku një grup shqiptarësh patën vizionin, patën guximin dhe patën vullnetin t’u japin shqiptarëve atëherë dhe përgjithmonë Alfabetin e tyre, në kushte në të cilat kjo nuk ishte aspak diçka e lehtë apo e diçka që do të ndodhte medoemos”, tha Rama.

“Kongresi ku At Gjergj Fishta, më katoliku i katolikëve, tha “Uluni ju burra, uluni këtu në shesh të zgjedhim një komision që të caktojë se ç’ka duhet të bajmë sot për të mirën e popullit shqiptar nesër”. Aty ku ku ortodoksi i ortodoksëve, Petro Nini Luarasi tha në kontekstin e alfabetit helen, “Ju lutem vëllezërve tanë, bashkombasve tanë myslimanë dhe katolikë, të mos vuajnë keq kur të shohin një pjesë e trupit shqiptar po vuan dhe po humbet dhe për qejf të klerit”. Ku Mit’hat Frashëri, arkitekti i Kongresit paraqiti vizionin e më myslimanit të myslimanëve, Hoxhës Hasan Tahsin për një alfabet të gjuhës shqipe, jo një alfabet arab, as një alfabet helen dhe aq më pak cirilik dhe të gjitha këto ishin opsione kërcënuese që peshonin mbi supet e pjesëmarrësve në atë Kongres”, tha Rama.

“Historia ka folur dhe historia ka treguar sesa e guximshme ishte vendimmarrja e atij Kongresi, për një alfabet të veçantë në gjendje për të shprehur bashkë me fjalët e veçanta dhe shpirtin dhe botëkuptimin unik të shqiptarit”, tha Rama.

“Ishte pikërisht ai moment që e frymëzoi edhe Ndre Mjedën të shkruajë poezinë që na e mësonin atëherë përmendësh në shkolla, nuk e di sot, por që mu desh ta rikërkoj për ta sjellë këtu:

“Përmbi za që lshon bylbyli,

gjuha shqype m’shungullon;

përmbi er’ që jep zymbyli,

pa da zemren ma ngushllon.

Geg’ e tosk’, malsi, jallia

jan’ nji komb, m’u da, s’duron;

fund e maj’ nji a Shqypnia

e nji gjuh’ t’gjith’ na bashkon”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kasa: 12 milionë turistë deri në fund të vitit

Turizmi mbetet një nga shtyllat kryesore të ekonomisë dhe zhvillimit në vend.