Rama: Kuvendi Kombëtar, pjesë e rezistencës kundër sulmeve barbare ndaj gjuhës shqipe

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Kuvendi Kombëtar për gjuhën shqipe është pjesë e rezistencës kundër sulmeve barbare ndaj gjuhës shqipe.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Kuvendi Kombëtar për gjuhën shqipe është pjesë e rezistencës kundër sulmeve barbare ndaj gjuhës shqipe.

Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar për gjuhën shqipe, “Sfidat e Gjuhës Shqipe në shekullin XXI” Rama u shpreh se, “është e hatashme të përjetosh sesi delirantë dhe injorantë me damkë, për të gjithë ata që vijnë nga betejat për gjuhën shqipe, për të gjithë ata që njohin rrënjët e gjuhës shqipe, për të gjithë ata që jetojnë me respektin e palëkundur për Eqerem Çabejin dhe për të gjithë hapat e hedhur, sot e gjithë ditën proklamojnë gjithfarëlloj tezash ndërkohë që borxhi ynë, borxhi i të gjithëve, borxhi i institucioneve në radhë të parë, bëhet gjithmonë e më i madh dhe duket gjithmonë e më i pashlyeshëm, sepse krahas këtyre zërave, që do të ishin përndryshe për të qeshur, nëse nuk do të jetonim këtë kohë kur barbarizmat në fjalor dhe në sintaksë, nuk do të gjenin shesh për të bërë përshesh dhe hapësirat e paana të rrjeteve sociale na bën që të jemi të alarmuar dhe të bëjmë çmos për të rezistuar”.

Fatkeqësisht, shtoi Rama, “është e pamundur të jemi në sulm sepse furia e të gjithë kësaj barbarie dhe gjithë kësaj injorance dhe gjithë këtyre delireve është shumë e fortë dhe mbështetet në atë të vërtetën e thjeshtë që populli e ka thënë me dy fjalë, “kur gënjeshtra ka bërë xhiron e botës e vërteta akoma s’ka veshur pantallonat”.

Por, vijoi kreu i qeverisë, “që të rezistojmë e kemi të domosdoshme dhe edhe ky Kuvend është pjesë e kësaj rezistence”.

“Sot mungon këtu edhe dikush tjetër, një lëvrues aq i lartë i gjuhës shqipe saqë unë besoj që cilido që mund të preket nga dyshimi më i vogël se gjuha shqipe nuk i ka të gjitha kapacitet për t’i thënë të gjithë në 1001 mënyra, mjafton që t’i referohet faqeve të shkruara prej tij, Ismail Kadareja

“E kujtoj vazhdimisht në ato biseda që kam pasur fatin të kem me të sesa ankth kishte nga sulmet që i bëhen gjuhës shqipe”, tha Rama.

Kryeministri solli edhe një thënie të tij me vargjet e Ismail Kadaresë. “Kur panë se gjuhës s’i hodhën dot prangat lëshuan drejt saj gjithfarë merimangash, parashtesa e pjesëza e lidhësa së prapthi të bukurën gjuhë ta bënin lesh arapi”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…