Hasani: 719 mësues të shqipes në Diasporë, 36 të drejta studimi falas në universitetet shqiptare për studentët e Luginës

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, qeveria shqiptare ka një angazhim të qartë politik për të qenë pranë diasporës.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani deklaroi sot se, qeveria shqiptare ka një angazhim të qartë politik për të qenë pranë diasporës.

Në fjalën e tij në panelin diskutime mbi “Gjuhën shqipe në diasporë”, Hasani foli për projektin pilot me Ministrinë e Arsimit për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Greqi.

“Jo shumë kohë më parë, disa muaj më parë me ministren Manastirliu kemi krijuar bazën e nevojshme të akteve nënligjore për një projekt pilot për mësimdhënien e shqipes në Greqi. Këtu kemi kolegë që po angazhohen dhe do të angazhohen në këtë rrjetëzim dhe në këtë kontribut të qartë të qeverisë shqiptare për fëmijët tanë që janë në shtetin fqinj”.

Ai gjithashtu u shpreh se, “me Republikën e Kosovës jemi në një ndërmarrje dhe në një iniciativë shumë të qartë, për të, jo vetëm tashmë identifikuar prej kohësh, por edhe për të mbështetur dhe ndihmuar gjithë ato shkolla, gjithë ato njësi ku shqipja vazhdon t’u ofrohet fëmijëve me origjinë shqiptare”.

Hasani nënvizoi se, fokusi kryesor janë shtetet ku ka një përqendrim të madh të shqiptarëve që kanë emigruar në gjithë këto vite, Greqia, Italia, Gjermania, Zvicra, Britani e Madhe, SHBA-të.

“Janë realitete ku qindra e qindra familje shqiptare, që jo vetëm jetojnë dhe kontribuojnë atje, por kanë gjithmonë dëshirën për të pasur një lidhje me shtetin amë, kanë gjithmonë dëshirën për të krijuar një mundësi për fëmijët e tyre në mënyrë që ata mos ta humbasin lidhjen që kanë me Shqipërinë”, tha Hasani.

Hasani u shpreh se, në MEPJ ka disa struktura si Agjencia Kombëtare e Diasporës, Qendra për Studimet dhe Publikimet e Arbëreshëve, por shtoi ai, “pak më parë ne kemi paraqitur një strukturë të re të gjithë MEPJ-së dhe kemi ngritur një drejtori që merret me faktorin shqiptar në rajon”.

Kjo drejtori, tha ai, “nuk është një drejtori që merret vetëm me aspektet politike të angazhimit të shqiptarëve, por merret me projekte, nevoja, dëshira, mundësi të të gjithë shqiptarëve, kudo ku jetojnë ata, për shkolla, librari, qendra shëndetësore, ujësjellës, apo nevoja për të drejta studimi dhe angazhim më të madh me Tiranën”.

Është fakt, nënvizoi Hasani, “që ne kemi mundur që në bashkëpunim me Universitetet e RSH të ofrojmë një paketë prej 36 të drejtash studimi falas në Universitetet e Shqipërisë për studentët e Luginës së Preshevës”.

Hasani u shpreh se, “ne shohim dhe krijojmë mundësitë që përfaqësimi simbolik dhe politik i Shqipërisë të jetë gjithmonë e më i dukshëm”.

“Janë ngritur dy Konsullata të Përgjithshme këtë vit, njëra në Strugë-Ohër dhe tjera në Ulqin të Malit të Zi, në mënyrë që të vazhdojmë që këtë rrjet të lidhjeve dhe mundësive që kemi për t’u ofruar shqiptarëve ku janë, të vazhdojmë ta kemi të angazhuar. Dhe unë shpresoj që të kemi dhe Konsullata të tjera të Përgjithshme vitin tjetër, aty ku ka përqendrim të madh të shqiptarëve dhe gjithmonë flas për rajonin”, tha Hasani.

Kryediplomati shqiptar tha se, “thelbi i gjithë përpjekjes, jo vetëm është një angazhim i qartë politik i qeverisë së Shqipërisë, jo vetëm është një angazhim i qartë politik i të gjitha përpjekjeve të paktën të këtyre 5-6 viteve të fundit, por është një nevojë gjithnjë e më në rritje që ne e ndjejmë dhe e kemi evidente kudo ku angazhohemi dhe kudo ku shkojmë”.

Hasani u shpreh se, kemi 719 mësues, të cilët japin gjuhën shqipe në shkollat e diasporës.

“Është një numër që mua më impresionon, jo për faktin se çfarë kemi bërë, por për ata 719 mësues dhe mësuese, të cilët kontribuojnë, shpenzojnë kohën e tyre, shpenzojnë mundësitë e punës që kanë gjatë fundjavave për t’u angazhuar me fëmijët”, u shpreh ai.

“Kur themi që janë 20 mijë fëmijë që preken nga gjithë këto mekanizma që janë ngritur, kuptoj që potenciali është vërtetë i madh dhe nevoja për të përthithur është vërtetë e madhe”, tha Hasani.

“Kur them që neve vetëm në 2 vitet e fundit kemi shpërndarë mbi 55 mijë tekste, kuptohet se në çfarë shifrat është kjo nevojë dhe çfarë duhet të bëjmë më shumë”, u shpreh ai.

Hasani nënvizoi se, “është e rëndësishme që ne këto angazhime t’i kemi më të shpeshta sepse kuptojmë më mirë, angazhohemi më drejtë, jemi në gjendje të kemi një përqasje më të mirë të realiteteve në të cilat jetojmë”.

Hasani theksoi se, Shqipëria nuk është ajo e viteve të vështira të tranzicionit të viteve 90’

“Shqipëria është në një hap dhe dimension krejt tjetër dhe kam përshtypjen që duke vazhduar këto dinamika do të jemi në gjendje që, jo vetëm t’u përgjigjemi më mirë nevojave, kërkesave dhe mundësive që familjarët tanë kanë duke jetuar jashtë territorit të republikës së Shqipërisë, por edhe për t’iu qenë gjithnjë e më afër”.

Hasani gjithashtu nënvizoi nevojën që shumë shpejt të kemi një Agjenci Zhvillimi.

“Të kemi një agjenci e cila të ndihmojë konkretisht ata shqiptarë kudo ku janë dhe kjo Agjenci Zhvillimi të mos merret thjesht dhe vetëm me politika dhe strategji, por të merret edhe me projekte konkrete, me detaje të së përditshmes, me pikërisht ato që po thoja pak më parë librari, shkolla, qendra shëndetësore, ujësjellës, ura, në mënyrë që mbarë populli shqiptar të jetë në gjendje të angazhohet më mirë, të jetë i mirë përfaqësuar dhe të vazhdojë të ruajë vlerat dhe identitetin, të cilin ne kemi për detyrë ta përfaqësojmë”, u shpreh ai.

Hasani u shpreh se, “ne kemi një fokus të rëndësishëm tek komuniteti arbëresh, tek gjuha arbëreshe, e cila duhet trajtuar si e tillë, duhet respektuar si e tillë dhe duhet të mbështetet pafund nga ne, pasi ka qenë dhe është pjesë, jo vetëm e historisë dhe kulturës tonë, por është dhe një pjesë shumë e rëndësishme e lëvizjes kombëtare dhe një trajtimi shumë human të përpjekjes së atyre njerëzve të mirë që e lanë Shqipërinë shumë shekuj më parë dhe vazhduan ta ruajnë traditën në kushte distante nga toka amë”.

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…