FMN: Shqipëria me rritje reale të PBB-së 3.6 %, mes më të lartave në Europë

Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke Weber deklaroi sot se FMN parashikon që rritja reale e PBB-së për Shqipërinë, për këtë vit të jetë 3.6 %, mes më të lartave në Europë.


Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Shqipërinë, Anke Weber deklaroi sot se FMN parashikon që rritja reale e PBB-së për Shqipërinë, për këtë vit të jetë 3.6 %, mes më të lartave në Europë.

Në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin e Financave Petrit Malaj dhe Guvernatorin e BSH-së, Gent Sejko, në përmbyllje të misionit të radhës mbikëqyrës të FMN-së, në kuadër të Artikullit IV, Weber bëri të ditur se parashikimet afatmesme të rritjes mbeten të forta mes 3.5 %, ndërkohë që rreziqet e këtij parashikimi janë të balancuara gjerësisht.

“Ekonomia shqiptare ka shfaqur një performancë të fortë mbështetur nga politika të kujdesshme makroekonomike, ndërkohë PBB reale ka tejkaluar prirjet përpara pandemisë, falë sektorit në lulëzim të turizmit. Politikat e kujdesshme fiskale kanë kontribuar në një ulje të konsiderueshme të borxhit publik”, deklaroi Weber.

Ajo foli për politika proaktive monetare.

“Vlerësimi i lekut dhe rënia e çmimeve globale të mallrave e kanë lehtësuar disi inflacionin. Ne parashikojmë rritje reale të PBB-së me 3.6 %, këtë vit, mes më të lartave në Europë. Parashikimet afatmesme të rritjes pritet të mbeten të forta mes 3.5 %, ndërkohë që rreziqet e këtij parashikimi janë të balancuara gjerësisht”, shtoi ajo.

Weber vuri në dukje se ekziston nevoja për të ruajtur këto përfitime të fituara me mund, që janë përfitime të qëndrueshmërisë fiskale.

“Besojmë se duke ecur përpara, një suficit i lehtë primar do të vendosë borxhin publik dhe nevojat për financim bruto në një drejtim në rënie. Ndërkohë, sigurimi i burimeve për të mbështetur rritjen afatgjatë dhe gjithëpërfshirëse do të kërkojnë reforma të qëndrueshme në të ardhura. Përpjekjet për administrimin e të ardhurave që janë parashikuar në Strategjinë Afatmesme që do të miratohet së shpejti, duhet të mbështeten nga përmirësimi i sistemeve informatike, të dhënave dhe kapaciteteve”, deklaroi përfaqësuesja e FMN-së.

Sipas saj, duhet të rinisin përpjekjet për ristrukturimin e regjimit tatimor për profesionistët e vetpunësuar, krah heqjes së normës tatimore zero për bizneset e vogla.

Më tej, ajo shtoi se puna përgatitore për miratimin e ligjit të ri “Për tatimin mbi pronat”, duhet të përshpejtohet dhe përfundojë në kohën e duhur.

Investimet publike dhe reformat për menaxhimin e rreziqeve fiskale, theksoi Weber, mbeten thelbësore për transparencë fiskale.
“Politika monetare duhet të mbetet e përqendruar në stabilitetin e çmimeve, ndërsa norma e këmbimit duhet të mbetet amortizatori kryesor i goditjeve”, deklaroi përfaqësuesja e FMN.

Weber vlerëson se me një normë inflacioni nën objektivin 3 %, ulja a normës bazë të interesit, në nëntor, ishte lëvizja e duhur. Kjo, sipas saj, për të ulur rrezikun e deankorimit të pritshmërive të inflacionit.

“Një normë elastike këmbimi i ka shërbyer mirë Shqipërisë dhe duhet të mbetet në fakt amortizatori kryesor i goditjes”, deklaroi Weber.

Weber bëri të ditur se konjuktura aktuale e favorshme, është koha e duhur për të ndërmarrë reforma vendimtare për të siguruar rritje të qëndrueshme dhe gjithpërfshirëse.

“Zbatimi i suksesshëm i agjendës së reformave do të sigurojë që Shqipëria të jetë gati të konkurrojë në tregun e përbashkët europian. Ne në FMN mbetemi të angazhuar ndaj Shqipërisë dhe rajonit. Mbështesim autoritetet për të rritur stabilitetin makrofinanciar dhe ekonomik”, u shpreh Weber. (ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…