Gonxhja: Synojmë forcimin e bashkëpunimit ekonomik Shqipëri-SHBA

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-SHBA mori vëmendje të veçantë.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, mori pjesë në Mbledhjen e Përgjithshme të Asamblesë së Dhomës Amerikane të Tregtisë, ku bashkëpunimi ekonomik Shqipëri-SHBA mori vëmendje të veçantë.

Gonxhja tha se , MEKI vijon angazhimin për një klimë më të mirë biznesi përmes lehtësimit të procedurave dhe një administratë më të hapur ndaj sektorit privat.

“Në rrugën tonë drejt Integrimit Europian po bëjmë çështë e mundur që bizneset shqiptare të përshtatin strategjitë e tyre, të investojnë dhe të përmirësojnë konkurrueshmërinë në një treg të madh dhe të hapur si ai i BE-së”, u shpreh ministri.

Ai përgëzoi Dhomën Amerikane të Tregtisë, AMCHAM si promotor i biznesit të përgjegjshëm dhe partner kyç në nisma për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.

Takimi u përshëndet edhe nga E Ngarkuara me Punë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, Nancy VanHorn, e cila vlerësoi punën që është duke bërë Dhoma Amerikane për përmirësimin e klimës së biznesit në vend.
“Ne amerikanët jemi të drejtpërdrejtë dhe duam të jemi të sinqertë. Mbeten ende sfida. Do të vijojmë të dëgjojmë shqetësimet tuaja e do të vijojmë të punojmë me Dhomën Amerikane në mënyrë që të ngrejnë në mënyrë efektive çështjet me zyrtarët e qeverisë”, u shpreh VanHorn gjatë takimit.

Presidenti i Dhomës Amerikane Grant Van Cleve gjatë përshëndetjes së tij vendosi theksin në rritjen e investimeve amerikane në vend dhe krijimin e një klime optimale për investitorët përmes punës së gjithë aktorëve. Shifrat tregojnë për një rritje të investimeve dhe interes në sektorët si energjia e inovacioni të cilat sjellin impaktin e tyre edhe në rritjen e PBB e zhvillimit ekonomik të vendit.
Drejtori Ekzekutiv, Neritan Mullaj theksoi në fjalën e tij se Dhoma Amerikane e reflekton në statistikat e saj impaktin e punës, duke shënuar nivelin më të lartë të mbajtjes së anëtarësisë në gjithë historinë e Dhomës, një bazë e fortë kompanish amerikane dhe procese të suksesshme lobimi.
Mullaj, e falenderoi Juela Isaj, Përgjegjësen e Thesarit, për gjithë kontributin dhe angazhimin aktiv në zhvillimin organizatës gjatë këtyre gjashtë viteve të punës në Bord.

Asambleja e Përgjithshme është edhe momenti i zgjedhjes së drejtuesve të rinj në Bord.
Në përfundim të procesit të votimit, u shpallën fitues për pozicionin e Zëvendës Presidentit Rexhino Çekrezi nga Trifolium, për Thesarin Kledi Kodra nga Grant Thornton dhe për pozicionin e Anëtarit të Bordit, Elton Çollaku nga Western Union.

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Sejko-Gonzato: BE, asistencë teknike në fusha të ndryshme të bankingut qendror

Hapja zyrtare e negociatave për grup-kapitullin e parë me Bashkimin Evropian (BE), shënon një moment historik në rrugëtimin e Shqipërisë…