Muzhaqi: Mbështetje të rinjve, ndryshojnë botën me inovacion dhe ide të guximshme
Ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, në një njoftim në rrjetet sociale thekson angazhimin institucional për fuqizimin e të rinjve për t’u përballur me tregun e punës.
Ministrja e Shtetit për Fëmijët dhe Rininë, Bora Muzhaqi, në një njoftim në rrjetet sociale thekson angazhimin institucional për fuqizimin e të rinjve për t’u përballur me tregun e punës.
Në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes, në një takim me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin e Tiranës, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, u diskutuan mënyrat për të mbështetur të rinjtë në përgatitjen për tregun e punës dhe botën e sipërmarrjes.
“Përmes programeve të përbashkëta, po punojmë për të zhvilluar mendimin kritik, kreativitetin dhe aftësitë inovative që janë të domosdoshme për sukses në tregun global,” theksoi Muzhaqi.
Ky bashkëpunim synon të pajisë të rinjtë me aftësi të reja dhe mbështetje konkrete për të përballuar sfidat e tregut të sotëm.
Po ashtu Muzhaqi, theksoi rëndësinë e përgatitjes së të rinjve për tregun e punës dhe botën e sipërmarrjes, në kuadër të Javës Globale të Sipërmarrjes.
Së bashku me Dekanin e Fakultetit të Ekonomisë, Prof. Asoc. Dr. Bernard Dosti, ajo mori pjesë në Konkursin e Prezantimit të Ideve të Biznesit, ku studentët e Administrimit të Biznesit prezantuan projekte frymëzuese.
Fituesit e shpallur përfshinin: Cheap Drop; RYA; Shtëpia e Studentit; Genie
Në këtë aktivitet, Muzhaqi nënvizo se, “të rinjtë shqiptarë kanë potencialin të ndryshojnë botën me inovacion dhe ide të guximshme, dhe ne jemi këtu për t’i mbështetur.”