Shqipëria dhe Portugalia memorandum pune në fushën audiovizive

Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Medieve Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me homologen portugeze, Helena Sousa.


Një urë e re bashkëpunimi është lidhur sot mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator portugez për Median, ERC.

Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Medieve Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me homologen portugeze, Helena Sousa.

Ky memorandum ka për qëlllim krijimin e një kuadri ligjor për rritjen e bashkëpunimit në fushat e interesit dhe ndihmës së përbashkët, ndërmjet rregullatorëve të dy vendeve.

Në takimin e zhvilluar mes Krasniqit dhe Sousa-s, kryetarja e AMA-s ka bërë një prezantim të shkurtër mbi punën e autoritetit dhe objektivat e arritura deri tani, siç janë miratimi i ndryshimeve ligjore dhe harmonizimi me Direktivën e BE-së 2018/1808, ose siç njihet ndryshe, Direktiva e ndryshuar për Shërbimet Mediatike Audiovizive. Në këtë kuadër, AMA ka miratuar edhe një tjetër akt të rëndësishëm nënligjor, rregulloren “Për kriteret dhe procedurat e shqyrtimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të lidhura me pronësinë e OSHMA-ve”, falë së cilës është përmbushur tashmë edhe detyrimi i transparencës së plotë mbi pronarët përfitues të medias audio dhe audiovizive në vend.

Temë e bisedës kanë qenë edhe ndryshimet e mëtejshme të propozuara nga AMA, që parashikojnë përfshirjen e konceptit të Matjes së Audiencës në ligj; luftën kundër piraterisë së të drejtave të transmetimit dhe vijimësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë që punojnë në fushën e medias, në favor të përmirësimit të cilësisë së gazetarisë në median audiovizive dhe jo vetëm.

Gjithashtu presidentja e ERC, Sousa ka shpjeguar sfidat kryesore ku është e përqendruar puna e rregullatorit portugez, si dhe ka shprehur gatishmërinë për një bashkëpunim të gjatë dhe të vlefshëm për të dyja palët.

Më pas dy krerët e autoriteteve rregullatore kanë nënshkruar Memorandumin e Bashkëpunimit, i cili bazohet në tri shtylla të rëndësishme: Edukimin mediatik; Metodologjinë e monitorimit të përmbajtjes audiovizive; Programe të shkëmbimit të ekspertëve.

“Është një memorandum shumë i rëndësishëm për të ardhmen e institucionit tonë”, ka thënë kryetarja e AMA-s. “Shpresojmë të bashkëpunojmë në fusha si monitorimi sasior dhe cilësor i medias, në edukimin mediatik, teknologjisë e në fusha të tjera. Do të shkëmbejmë sa më shumë informacione me njëri-tjetrin lidhur me të gjitha sfidat që rregullatorët tanë kanë”, u shpreh Krasniqi.

Ndërsa Sousa, duke falenderuar për bashkëpunimin, u shpreh e sigurt që ai do të vazhdojë në një mënyrë më të thellë, më kërkuese dhe më emocionuese.

Palët janë angazhuar që, sa i takon monitorimit të përmbajtjes së transmetuar, të dy autoritetet do të shkëmbejnë informacionin mbi teknologjinë e softuerit të përdorur për përmbajtjen audiovizive, duke përfshirë platformat digjitale, transmetimin online dhe teknologjitë e tjera inovative; do të zhvillohen metoda të përbashkëta për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar, duke përfshirë analiza të përmbajtjes, vlerësime të pavarura të përmbajtjes dhe auditime periodike, për të siguruar përputhshmërinë me standardet e autoriteteve si dhe do të shkëmbehen njohuri dhe përvoja lidhur me pajisjet e avancuara për monitorimin e përmbajtjes të transmetuar.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Zv.ministri Dobi pret zyrtarin belg: Në fokus drejtësia dhe integrimi në BE

Zëvendësministri i Drejtësisë, Tedi Dobi, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm për Koordinimin dhe Çështjet Evropiane në Ministrinë e…