Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Balla: Të mbrojmë dhe t’ia mësojmë shqipen çdo fëmije shqiptar
Në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, thekson se gjuhën shqipe duhet ta mbrojmë dhe t’ia mësojmë çdo fëmije shqiptar.
Në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, thekson se gjuhën shqipe duhet ta mbrojmë dhe t’ia mësojmë çdo fëmije shqiptar.
Në një postim në rrjetet sociale, ministri Balla theksoi se kjo ditë është më shumë se një festë kombëtare, por një mundësi për të reflektuar mbi rëndësinë e ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës shqipe.
“Gëzuar ditën e Alfabetit të Gjuhës sonë të bukur të gjithë shqiptarëve kudo ata janë në viset shqiptare dhe në diasporë. Të bëjmë gjithçka ta mbrojmë dhe t’ia mësojmë çdo fëmije shqiptar kudo që ai lind e jeton. Kushdo që ka rrënjë shqiptari duhet të flasë gjuhën tonë të bukur shqipe”
Përkrah mesazhit të tij, Balla ndau një foto të Muzeut të Alfabetit të Gjuhës Shqipe në Manastir, një nga vendet më të shenjta për shqiptarët, që është një simbol i unitetit dhe vendosmërisë për të ruajtur gjuhën e trashëguar nga paraardhësit.