“Mbështetje për Integrimin në BE”, Adamova: Shqipëria, një mjedis i sigurt për investimet çeke
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Çeki, Marketa Pekarova Adamová zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Kryetarja e Dhomës së Deputetëve në Çeki, Marketa Pekarova Adamová zhvilloi sot një takim me Kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Në fokus të diskutimeve të dy homologeve, ishin nga bashkëpunimi rajonal ekonomik mes Shqipërisë dhe Çekisë, te siguria dhe turizmi si dy sektorë që kanë marrë hov zhvillimi në vendin tonë, sipas zyrtares çeke.
“Shqipëria është partneri ynë i çmuar dhe i besuar në NATO, ndaj vlerësoj mundësinë që të diskutoj me ju zonja kryetare mbi çështjet e sigurisë në Evropë, përfshi edhe zhvillimet aktuale në Ballkanin Perëndimor. Jam e kënaqur të them se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Çekisë janë të fuqishme sidomos kur bëhet djalë për bashkëpunimin e ndërsjellë ekonomik.
Marrëdhëniet tona tregtare janë diçka për të cilën mund të jemi vërtet krenarë, pasi volumi tregtar i kalon disa bashkëpunime ekonomike me partnerët evropianë.
Bashkëpunimi ynë ekonomik i lidhur ngushtë me qëllimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian, pasi vendi juaj është një mjedis i sigurt për investimet çeke në Shqipëri. Çekia është mbështetëse e qëndrueshme e integrimit të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në BE, ndaj pres me padurim për një bashkëpunim të mëtejshëm”, u shpreh Adamová.