UNDP Albania: Bashkohuni në turin Stafeta Portokalli kundër dhunës ndaj grave
Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, UNDP Albania ka organizuar një aktivitet pedalimi, që nis sot nga Tirana për të përshkruar me biçikletë 16 qytete të ndryshme të vendit.
Sot, në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, UNDP Albania ka organizuar një aktivitet pedalimi, që nis sot nga Tirana për të përshkruar me biçikletë 16 qytete të ndryshme të vendit.
“Bashkohu me turin Stafeta Portokalli teksa përshkon 16 qytete, duke ngritur zërin në kuadër të 16 ditë të aktivizimit kundër Dhunës me Bazë Gjinore. Nisi më 25 Nëntor nga Tirana, ku pedalojmë për të thënë fort dhe qartë: Dhuna nuk është kurrë e pranueshme, nuk ka asnjë justifikim.
Teksa kemi nisur fushatën e 16 ditëve të aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, i bëjmë thirrje shoqërisë: raportojeni, refuzojeni dhe ndalojeni atë! Qëllimi ynë është krijimi i një shoqërie pa dhunë. Bëhu pjesë dhe ti”, thuhet në postimin në rrjetet sociale.
Sot, është Dita Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj Grave dhe Vajzave dhe kjo ditë u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999, si Dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave duke ftuar qeveritë, organizatat ndërkombëtare dhe OJQ-të që të organizonin aktivitete për ndërgjegjësimin e publikut rreth këtij problemi.
(ATSH)