“Flood North Albania”, Emergjencat Civile stërvitje në tavolinë për përmbytje komplekse
Stërvitja, e mbështetur nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile (UCPM), synoi përmirësimin e koordinimit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit për emergjencat dhe përmbytjet në zonat më të prekura nga fenomenet natyrore.
Në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, u zhvillua një stërvitje në tavolinë (Table Top Exercise – TTX) si pjesë e projektit “Flood North Albania”.
Ky projekt ka si qëllim menaxhimin e përmbytjeve komplekse në veri të Shqipërisë.
Në këtë aktivitet morën pjesë aktorë të ndryshëm, përfshirë partnerë ndërkombëtarë dhe institucione shqiptare, të cilët do të kenë një rol të rëndësishëm në stërvitjen finale që do të realizohet në Shkodër, në prill 2025.
Stërvitja, e mbështetur nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile (UCPM), synoi përmirësimin e koordinimit dhe forcimin e kapaciteteve të reagimit për emergjencat dhe përmbytjet në zonat më të prekura nga fenomenet natyrore.
AKMC thekson se, bashkëpunimi kombëtar dhe ndërkombëtar mbetet çelësi për një menaxhim më efektiv të situatave emergjente.
(ATSH)