Shqipëria i jep Kosovës energji elektrike, reagon Rizvanolli

Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm, të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK)


Korporata Energjetike e Shqipërisë ka filluar që nga mëngjesi i sotëm, të ofrojë sasi energjie për Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK), për të përballuar situatën e krijuar me njësitë prodhuese të energjisë në Kosovë.

Kjo vjen si vijim i marrëveshjes së shkëmbimit dhe marrëdhënieve te bashkëpunimit midis dy korporatave.

Ministrja e Ekonomisë së Kosovës, Artane Rizvanolli, shprehu falenderime për ndihmën që KESH, po i jep Kosovës në këtë moment të vështirë.

“Gjithashtu dua të falënderoj me këtë rast, Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare, KESH, që në ato momente të vështira kishte gatishmërinë për të na ndihmuar”, shkroi Rizvanolli në rrjete sociale.

Nga ana e saj KESH njofton se, do vazhdojë të ndihmojë deri në mbrëmje KEK, por edhe në ditët në vijim nëse do ketë nevojë.

Kanali i ujit Ibër-Lepencit në veri të Kosovës që furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporata Energjetike e Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj është hedhur në erë mbrëmjen e 29 nëntorit në fshatin fshatin Varagë të komunës së Zubin Potokut, në veri . Si pasojë e shpërthimit gjatë natës u ndërpre furnizimi me ujë të pijshëm si dhe energjia elektrike e qeveria arriti të rikthente sot në mëngjes furnizimin e rregullt me energji elektrike për vendin dhe ngrohje qendrore për qytetarët e kryeqytetit, Prishtinë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Komunitetit Politik Europian në Tiranë, me 11 maj u japim mesazhin se duam BE-në

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste zhvilloi sot një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz.