Gajda: Ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi, mbrojtje për personat me HIV/AIDS
Në ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi sigurohet një mbrojtje për personat me HIV.
Sot në Ditën Botërore kundër HIV/AIDS, Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Robert Gajda, çmon nevojën e përkujdesjes maksimale për njerëzit e prekur prej saj.
Në ligjin për Mbrojtjen nga Diskriminimi sigurohet një mbrojtje për personat me HIV.
“Rreziku më i madh është të mos të dish, prandaj ne duhet të bashkojmë përpjekjet tona për të edukuar dhe ndërgjegjësuar, jo vetëm të rinjtë dhe të reja, por të gjithë qytetarët për sëmundjet e rrezikshme seksualisht të transmetuesshme siç është SIDA”, shkroi Gajda në rrjete sociale.
“Zero infeksione të reja me HIV.! Zero vdekje nga SIDA! Zero Diskriminimit”, tha Gajda.