Përzgjidhen me short në Presidencë anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.


Në Institucionin e Presidentit të Republikës u hodh sot shorti për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025.

Procedura e hedhjes së shortit u ndoq nga Presidenti Bajram Begaj, dhe i gjithë procesi iu nënshtrua plotësisht parimeve të transparencës, gjurmueshmërisë dhe monitorimit, përfshirë dhe transmetimin live, që mundësoi ndjekjen drejtpërdrejt nga ta gjithë institucionet, subjektet e interesuara dhe publiku.

Në hedhjen e shortit ishin të pranishëm Avokati i Popullit, përfaqësues nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, Gjykata Kushtetuese, Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe Këshilli i Lartë i Prokurorisë, si edhe përfaqësues ligjorë nga EURALIUS dhe ODAPT.

Anëtarët e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, që do të funksionojë përgjatë vitit 2025:

Marjana Semini – Gjyqtar, anëtare e Gjykatës Kushtetuese;
Ilir Toska – Gjyqtar, anëtar i Gjykatës Kushtetuese;
Sokol Sadushi – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Fuat Vjerdha – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Enkela Vlora- Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Irma Balli – Prokurore, Prokuroria e Apelit;
Etjen Kapo – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Nafie Hasko – Gjyqtare, Gjykata Administrative.

Anëtarët zëvendësues:
Marsida Xhaferllari – Gjyqtare, Gjykata Kushtetuese;
Medi Bici – Gjyqtar, Gjykata e Lartë;
Thoma Jano – Prokuror, Prokuroria e Përgjithshme;
Elvana Çiçolli – Gjyqtar, Gjykata e Apelit;
Genti Xholi – Prokuror, Prokuroria e Apelit;
Bezart Kaçkini – Gjyqtar, Gjykata Administrative.

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.