Projektligji për Mbrojtjen e të Dhënave, dakordësi nga AKSHI, Gjendja Civile dhe Policia

Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”.


Në komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare u mbajt një seancë dëgjimore lidhur me projektligjin “Për mbrojtjen e të dhënave personale”. Kryetari i këtij komisioni, Nasip Naço tha se projektligji është diskutuar në parim, por nuk është votuar. Pas diskutimit nen për nen, pritet të bëhet edhe votimi i tij.

Në komisionin e ditës së sotme, ishin të pranishëm përfaqësues nga tre institucione: Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit; Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit dhe Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Hava Delibashi përfaqësuesja e institucionit të AKSHI-t u shpreh se: “AKSHI ka qenë pjesë e institucionit mendimdhënës të këtij ligji, që në fazat e para të draftimit. Kemi pasur shumë komente mbi ligjin, por jo për ligjin në thelb. AKSHI është një institucion që rregullohet me një vendim të Këshillit të Ministrave, pra ne nuk kishim një ligj, i cili të na përcaktonte qartë se cilat ishin detyrimet tona si kontrollues apo përpunues të tij. Kemi pasur shumë komente mbi ligjin, por me hyrjen në fuqi të ligjit për qeverisjen elektronike, Nr.43 të vitit 2023, është krijuar mekanizimi ligjor midis institucioneve dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit për të dhënat personale. Pra, është detyrim që institucionet kanë për mbrojtjen e të dhënave dhe është bërë ndarja mes përpunuesit dhe kontrolluesit të të dhënave. Pra, në këtë ligj është përcaktuar se institucionet që përpunojnë të dhënat, janë përgjegjëse për to, ndërsa AKSHI është përgjegjës vetëm për anën teknike të sistemeve”, tha ajo.

Sokol Peza, nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, në cilësinë e drejtorit të hartimit të procedurave dhe kontrollit tha se “sa i përket projektligjit të ri, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile e gjen veten plotësisht në këtë ligj, por edhe në ligjin e vjetër”.

“Në veprimtarinë tonë për mbrojtjen e të dhënave personale kemi një udhëzim të përbashkët të ministrit të Brendshëm dhe Komisionierit për Mbrojtjen e të Dhënave”, udhëzim që është përditësuar në Fletoren Zyrtare, i ndryshuar në 17.04.2024. Në udhëzim është përshkruar gjithë veprimtaria në dhënien e të dhënave dhe mbrojtjen e tyre. Në ligjin e ri përfshihen të gjitha këto të dhëna, ne jemi shprehur parimisht dakord për miratimin e këtij projektligji që sjellë një përmirësim në mbarëvajtjen e subjekteve dhe individëve që kanë të drejtë dhe detyrim për ruajtjen e këtyre të dhënave”, u shpreh ajo.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit u përfaqësua nga Rajmonda Rexha, shefe sektori për mbrojtjen e të dhënave. Ajo tha se “drejtoria ka dhënë mendime në lidhje me projektligjin e ri për mbrojtjen e të dhënave. Parimet janë të njëjta, por kemi të bëjmë vetëm me disa detaje të shtuara. Gjithmonë kemi dhënë dakordësinë tonë sepse ky projektligj është në përputhje me direktivat e mbrojtjes së të dhënave që përpunohen në kuadër të bashkëpunimit policor. Pjesa që na takon neve ligjërisht është konform gjithë akteve ndërkombëtare dhe kombëtare”.

Deputeti Ferdinand Xhaferri pas fjalës së përfaqësuesve të institucioneve, braktisi punimet e komisionit me pretendimin se mazhoranca ka shprehur mospërfillje dhe arrogancë karshi institucioneve të shtetit. Ndërsa, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se “mazhoranca e akaparuar miratimin e këtij projektligji dhe ky është një teatër pa shije që po ndodh. Duhet të kemi një lloj bindjeje ndaj asaj që qytetarët ndjejnë, për një çështje kaq delikate siç është mbrojtja e të dhënave. Jemi vetëm pesë deputetë, rekordi më i zi i vendosur në një komision. Në këto kushte do t’ju kërkoja ta ndërprisni mbledhjen sepse nuk ka kuorum, për të ruajtur seriozitetin dhe fytyrën e këtij institucioni”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Hapet thirrja për investime në Programin Kombëtar të Strehimit Social

Bashkitë duhet të dorëzojnë dokumentacionin e plotë pranë Drejtorisë së Strehimit brenda datës 31 janar 2025.