Arkivistët e Bankës Botërore, shkëmbim përvojash me DPA-në

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka mirëpritur në një vizitë miqësore një grup arkivistësh të filialeve të Bankës Botërore


Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (DPA) ka mirëpritur në një vizitë miqësore një grup arkivistësh të filialeve të Bankës Botërore nga anekënd globit. Kjo vizitë vjen jo më larg se 4 muaj nga takimi i krerëve të arkivave nga Ballkani, Evropa dhe më gjerë.

Ndalesa e parë e turit të tyre ishte Salla e Studimit të DPA-së, ku vizitorët u njohën me benefitet e digjitalizimit të dokumenteve dhe me mënyrat e hulumtimit, që kanë bërë të mundur përftimin e shërbimit online dhe falas, kudo dhe kurdoherë.

Në vijim, vizitorët u drejtuan për në Laboratorin Qendror të Restaurimit, ku rimëkëmben jo vetëm materiale me rëndësi historike, por edhe dokumente të çfarëdoshme sipas kërkesës së qytetarëve, të depozituar në restaurim.arkiva.gov.al

Pjesë e vizitës ishte edhe Sektori i Digjitalizimit, ku arkivistët nga Evropa, Azia dhe SHBA-të dëshmuan ekranizimin e dokumenteve, me qëllimin ruajtjen e tyre sa më afatgjatë. Në përmbyllje, mundën të këqyrnin nga pranë dhe disa prej njësive arkivore të Fondit “Koleksion i Kodikëve”, një prej thesareve që strehohen në DPA.

(ATSH)

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama publikon risitë për mandatin e katërt: Paqe fiskale të negociuar me biznesin

Kryeministri, njëherësh kreu i PS-së, Edi Rama në prezantimin sot të programit qeverisës “Shqipëria 2030”, deklaroi se edhe në mandatin…