Ambasada e SHBA: Korrupsioni kontribuon në pabarazi, të rinjtë agjentë të fuqishëm të ndryshimit

Ambasada e SHBA në Tiranë në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, do të nderohen kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti dhe do të promovohen individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë bëri të ditur sot se në Ditën Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit, më 9 dhjetor do të nderohen kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti dhe do të promovohen individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit.

Në postim theksohet se, korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe padrejtësi, prandaj të rinjtë mund të formojnë një të ardhme pa të.

“Teksa i afrohemi Ditës Ndërkombëtare të Luftës kundër Korrupsionit më 9 dhjetor, ne njohim rolin thelbësor që të rinjtë luajnë në luftën kundër korrupsionit. Me 1.9 miliardë të rinj në mbarë botën, ai ua merr atyre mundësitë arsimimin, punësimin, shërbimet shëndetësore dhe mundësinë për të shkëlqyer. Korrupsioni kontribuon në pabarazi dhe padrejtësi”, thekson ambasada e SHBA.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Por, nënvizon ambasada, “të rinjtë nuk janë vetëm viktima; ata janë agjentë të fuqishëm të ndryshimit. Duke kërkuar llogaridhënie, transparencë dhe duke nxitur novacionin, të rinjtë mund të formojnë një të ardhme pa korrupsion”.

“Na ndiqni teksa Departamenti Amerikan i Shtetit do të nderojë kampionët ndërkombëtarë kundër korrupsionit të këtij viti më 9 dhjetor dhe do të promovojë individë nga e gjithë bota, të cilët qëndrojnë me guxim kundër korrupsionit’, shkruan ambasada amerikane.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…

Global 360

Trump uron Leone XIV: Një nder i madh për SHBA-në

Presidenti amerikan Donald Trump i dërgoi urimet e tij Leone XIV, papës së parë me origjinë amerikane

Diplovista

Rama: Në tryezë me BE-në me një kalendar 3-vjeçar për t’u integruar

Kryeministri dhe njëherësh kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, gjatë një interviste në medie, deklaroi se Shqipëria është Europa e…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Check-Up ka rritur me 2,5 vite jetëgjatësinë e shqiptarëve

Kryeministri Edi Rama bëri të ditur sot se referuar një studimi të Institutit të Ekonomisë dhe Shkencave Politike në Londër,…