Balluku: Korridoret paneuropiane, përfitime ekonomike për zonat ku kalojnë

Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se investimet në infrastrukturën rrugore që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje u japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë.


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, njëherësh dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, deklaroi sot se investimet në infrastrukturën rrugore që përshkojnë Shqipërinë nga veriu në jug dhe nga perëndimi në lindje u japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë.

Duke iu përgjigjur deputetit të PD-së, Flamur Hoxha, i cili kërkoi përmes një amendamenti në buxhet,trefishim të fondeve të mirëmbajtjes së rrugëve, Balluku tha se po ndërtohen rrugë të kategorive “A” sikundër edhe rrugë alternative.

Mirëmbajtja e rrugëve ka gjithmonë më shumë nevojë se sa buxhetohet, por theksoi Balluku, duhet pasur parasysh që prej vitesh bëhen studime të bazuara në zhvillimin strategjik të transportit kombëtar dhe rajonal, pasi ndërlidhja dhe zhvillimi ekonomik rajonal është i rëndësishëm.

“90% e buxhetit të vendosur në drejtim të infrastrukturës rrugore janë projekte në vazhdim. Kërkesa juaj do të bënte që shumë nga këto projekte të mos përfundonim apo të krijonim detyrime të prapambetura. Por prej kohësh kemi marrë angazhimin që debitet e trashëguara ndër vite apo që krijohen gjatë vitit, i mbyllim duke u dhënë mundësi kantiereve që të përfundojnë“, tha ajo.

Balluku tha se nuk mund të flasim për zona të braktisura, pasi zonat sot kanë akses shumë më shumë se kishin 5 apo 10 vite më parë.

“Sot po ndërtohen korridore paneuropiane Korridori Blu dhe Korridori 8, njëri që përshkon Shqipërinë nga veriu në jug në Ultësirën Perëndimore dhe tjetri nga perëndimi në lindje, si pjesë e korridoreve paneuropiane dhe duke i dhënë mundësinë e ndërlidhjes veriut me jugun dhe Malit të Zi me Shqipërinë dhe më pas me Greqinë. Të gjitha këto janë projekte të cilat japin përfitime ekonomike edhe zonave ku kalojnë. Mos harroni që sot kemi rrugë të cilat plotësojnë kushtet e kategorive “A” europiane të autostradave dhe nga ana tjetër edhe rrugë alternative”, u shpreh Balluku.

Zv/kryeministrja tha se janë rehabilituar një sërë rrugësh që kanë qenë pjesë e fondit të mëparshëm të rrugëve interurbane apo rrugëve të cilat konsiderohen rrugë rurale, por që janë në fondin e inventarit të ARRSH-së.

Amendamenti u rrëzua me shumicë votash.

(ATSH)

Dredha dhe VanHorn, takim me të rinjtë në Këndin Amerikan

Këndi Amerikan në Vlorë ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave, si edhe një gamë…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Dredha dhe VanHorn, takim me të rinjtë në Këndin Amerikan

Këndi Amerikan në Vlorë ofron programe kulturore amerikane dhe mësimin e gjuhës angleze përmes disa metodave, si edhe një gamë…