Shqipëri-Mali i Zi, bashkëpunim për nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik

Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi.


Agjencia Shqiptare e Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dhe Agjencia Malazeze e Investimeve kanë nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi, në një takim të zhvilluar në Tiranë

Memorandumi u nënshkrua nga Drejtorja Ekzekutive e AIDA-s, Laura Saro, dhe homologia e saj malazeze, Snežana Đurović, duke shprehur angazhimin për forcimin e bashkëpunimit dypalësh.

Gjatë takimit, Saro prezantoi projektet aktuale, duke u ndalur te Zonat e Teknologjisë dhe Zhvillimit Ekonomik (TEDA), sektori i turizmit dhe investimet strategjike.

Të dyja palët theksuan rëndësinë e promovimit të kompanive shqiptare dhe malazeze në tregjet përkatëse, shkëmbimit të informacionit dhe praktikave më të mira në investime, si dhe nxitjen e projekteve të reja në funksion të zhvillimit ekonomik të dy vendeve.

Në përfundim, u riafirmua gatishmëria për të thelluar bashkëpunimin dhe për të ndërmarrë hapa konkretë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

(AIDA)

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.