Bashkia e Tiranës projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale

Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja si zona në zhvillim në rrugën “Hamdi Pepa”.


Bashkia e Tiranës ka propozuar një projekt të ri për ndërtimin e banesave sociale, duke përcaktuar dy pasuri të reja si zona në zhvillim në rrugën “Hamdi Pepa”. I gjithë projekti do të financohet nga fondi i banesave sociale.

Kryebashkiaku Veliaj deklaroi se zona e re ku do të ndërtohen banesat sociale, i ka të gjitha shërbimet e nevojshme pranë.

“Bëhet fjalë për të ndarë një pasuri që është pronë e bashkisë së Tiranës, për ta dedikuar për banesat sociale. Bashkia e Tiranës ka mbledhur një fond të banesave sociale, të cilat jemi gati ta investojmë. Bëhet fjalë për të gjithë zonën që ndodhet mes Unazës së Madhe, para se të shkojmë te rruga “1 Qershori” dhe rrugës “Hamdi Pepa”, aty kemi një treg ushqimor, ku sigurisht në ambiente e reja jemi po ashtu të gatshëm, që në pjesët e shërbimit të akomodojmë tregtarë, por është mëkat, që në një qytet që ka nevojë për banesa sociale, ne të përdorim atë hapësirë dhe një tokë që vlen shumë në Tiranë, ekskluzivisht vetëm për shitblerje”, theksoi Veliaj.

Kryebashkiaku Veliaj u shpreh se “ndërkohë, mund të përdorim katin e parë për shitblerje dhe katet e tjera për të strehuar njerëz. I kemi bërë të gjitha procedurat edhe për të marrë statusin nga Enti i Banesave edhe për efekt të Hipotekës dhe shenjimit dhe rilevimit të zonës dhe gjykojmë që nëse marrim pëlqimin e këshillit bashkiak, është një zonë ideale për banesa sociale”.

Veliaj tha se “kjo zonë është e aksesueshme, si me makinë, autobus, me stacion të autobusit, një zonë që ka po ashtu shkollat afër. Sapo kemi bërë shkollën “1 Qershori”, ndërkohë që po përgatitemi për shkollat e reja prapë tek zona e lagjes “Rilindja” dhe Unazës së Madhe. Në këtë sens, i kemi parë edhe çështjet dhe le të themi, ndërlidhjet mes komunitetin tashmë ekzistues”.

Lexo më shumë nga

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…