Koçiu: Me buxhetin 2025, rrisim mbështetjen për personat me aftësi ndryshe

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i Zërave; angazhimi i Shqipërisë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”.


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në aktivitetin “Fuqizimi i Zërave; angazhimi i Shqipërisë për një shoqëri më gjithëpërfshirëse”.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Personave më Aftësi të Kufizuar, ministrja Koçiu theksoi se “sot është dita për të parë në sy gjithsecilin e sidomos personat me aftësi ndryshe dhe për t’u thënë që, po, ne na keni pranë, jemi pranë jush dhe do të bëjmë më të mirën. Zëri juaj është dëgjuar me të gjithë fuqinë e tij dhe do të vijojë të dëgjohet”.

Gjatë fjalës së mbajtur, Koçiu u ndal te programet e mbrojtjes sociale, rritja e mbështetjes financiare për Personat me Aftësi të Kufizuara, si dhe për herë të parë, përfshirja e figurave të reja profesionale.

“Kemi rritur hap pas hapi numrin e programeve, qendrave rezidenciale, qendrave komunitare, qendrat e riaftësimit apo shërbimet e tjera të vendosura në funksion të personave me aftësi ndryshe. Duke nisur nga viti 2025 falë edhe buxhetit edhe më të rritur në pjesën e mbrojtjes sociale do të rrisim më tej mbështetjen në shumë dimensione ku do të financojmë përfshirjen e figurave të reja profesionale gjithashtu si Operatori Social-Shëndetësor, Familje Kujdestare; Punonjësit e Kujdesit Social dhe Ndihmësit Personal si dhe asistentit personal”, deklaroi ajo.

Gjithashtu, Koçiu nënvizoi se është mundësuar përmirësimi i infrastrukturës në spitale, poliklinika, qendra shëndetësore, me qëllim përmirësimin dhe përshtatjen e kushteve të infrastrukturës publike për personat me aftësi të kufizuar.

“MSHMS do të vijojë të bëjë akoma më shumë për të marrë përsipër të gjitha angazhimet që i takojnë, por edhe për të lehtësuar në të përditshmen të gjithë personat me aftësi ndryshe. Përpjekja për të integruar në të gjithë sektorët e jetës personat me aftësi ndryshe ecën paralel dhe është e pandashme nga përpjekja jonë për të ndërtuar një shoqëri europiane”, deklaroi ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu.

(ATSH)

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Pirdeni në Berlin: Praktikat më të mira për të modernizuar administratën publike

Ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni zhvilloi një takim në Berlin, me Sekretarin e Shtetit në…